Pas prezantimit të projektit të Teatrit Kombëtar, aktori i skenës shqiptare Robert Ndreni ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat ku ka ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pasi nuk i dha fjalën në aktivitet.
“Më shqetëson Partneriteti-Publik-Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve”, deklaroi aktori i madh.