Ndotja nga industritë në Elbasan/ Kanceri më i shpeshtë se gripi, shteti hesht – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndotja nga industritë në Elbasan/ Kanceri më i shpeshtë se gripi, shteti hesht

12:55 | 28/10/2019
në Kryesore
0

Një lidhje e hershme dhe vështirë për t’u shkëputur, mund të konsiderohet ajo e qytetit të Elbasanit me industrinë e rëndë dhe ndotjen e shkaktuar prej saj. Elbasani ka më se 2 vjet që ka shpallur emergjencën mjedisore për shkak të ndotjes, më shumë duket se janë bërë “fjalë” dhe pak punë. Deklarata të ministrave në Elbasan se do ti japin fund ndotjes, reagimeve të shpeshta të Këshilltarëve në Këshillin bashkiak se në Elbasan nuk jetohet më, kryeinspektor të shkarkuar, procedime penale ndaj ndotësve, ndërsa banorët e zonave aty pranë vijojnë të thithin ajër të ndotur. Të gjitha këto masa duket se nuk i kanë vënë para presioneve ndotësit kryesor, të cilët vijojnë të qetë veprimtarinë e tyre pranë ish kombinatit Metalurgjik.

Çdo ditë e më shumë zonës i shtohen ndotësit, biznese të hapur rishtazi, inceneratori në një anë, të cilët duket sikur kanë vetëm një qëllim ti marrin frymën dhe shpirtin banorëve që jetojnë aty pranë. Banorët e Balldrenit shprehen se situata është më problematike natën, kur filtrat nuk vendosen në punë, por edhe ditën kanë vënë re prezencë tymi, duke u ndjerë jo pak të rriskuar. E gjithë kjo situatë padyshim që ka ndikime negative në shëndetin e tyre.

Për t’u mbrojtur nga reja e zëzë që i kërcënon dukshëm jetët e tyre, banorët mbyllin dyer e dritare. Por nuk është e thënë të shpëtojnë dot prej ndotësit. Aq sa munden përpiqen të mbjellin perime, fruta dhe të punojnë atë tokë që kanë, por janë të vetëdijshëm se prodhimet nuk mund të konsumohen. Sa për fëmijët, mushkëritë e tyre dhe ngarkesa e mikrobeve i tejkalon ato që gjenden tek një i rritur i nje qyteti Europian që respekton rregullat dhe standardet e mjedisit. Situata është më e vështirë natën. Kur të gjithë flenë, edhe “shteti”, vec gjakpirësit e industrisë së rëndë jo. Ata vijojnë aktivitetin e tyre dhe më e keqia stakojnë filtrat.

Read more

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Edhe më të tmerrshme janë të dhënat zyrtare dhe jo zyrtare të jetëve të humbura nga tumoret. Kanceri në këtë zonë, nuk kursen asnjë moshë, ndërsa ata që i kalojnë të 60-tat konsiderohen me fat.

Përballë pamjeve të tilla natyrshëm të lind dëshira të largohesh një orë më parë nga Elbasani, pasi të rriskuar nuk janë vetëm ata që shtrihen pranë zonës industriale, por I gjithë qyteti dhe deri në periferi të tij, por pyetja është ku të shkosh dhe a janë mundësit?. Përgjigja është e dukshme që jo. Edhe këtë të dielë, dora nuk të bën të hapësh dritaren e shtëpisë dhe të shijosh temperaturat e ngrohta që ky fund tetor na ofron, por mendimi I parë është të vishesh dhe të ikësh sa më larg. Por jo të gjithë e kanë këtë fat.

Për sa kohë që shteti nuk reagon, kryeinspektorat heshtin në këmbim të disa ceqeve që marrim, agjensite funerale do të jenë të vetmet biznese që do të lulëzojnë. Sa trishtim, por ky ishte fati ynë dhe sa kohë nuk reagohet njëzëri pamje të tilla ndotjeje do të jenë më të shpeshta.

/medialine.al/

Etiketa: Banorët e BalldrenitElbasanemergjenca mjedisoreish kombinati MetalurgjikkanceriNdotja nga industritë

Të Lidhura

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

nga 27
11:04 | 14/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për një vizitë me rastin e Ditës së Verës, u...

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

nga 27
10:48 | 14/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste....

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

nga 27
10:34 | 14/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste....

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

nga 27
10:32 | 14/03/2026
0

Një shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë përgjatë rrugës shtetërore 18, pranë një rrethrrotullimi në Santa Cecilia, në...

Para
Donald Tusk: BE pranon shtyrjen e Brexit deri më 31 janar 2020

Donald Tusk: BE pranon shtyrjen e Brexit deri më 31 janar 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

11:04 | 14/03/2026
Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

10:48 | 14/03/2026
Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

10:34 | 14/03/2026
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

10:32 | 14/03/2026
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

10:26 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –
  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –
  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –
  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –
  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –
  • Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –
  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com