Ministri i Mjedisit ka shkarkuar sot nga detyra Kryeinspektorin e Mjedisit në Elbasan, pas ankesave të banorëve për ndotjen që vjen nga Rafineria e Naftës apo uzina në këtë zonë.
Ministri ka larguar Kryeinspektorin, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ky i fundit i ka përcjellë një mesazh Kryeinspektorit të ri, duke e paralajmëruar se ka një muaj kohë për t’i dhënë zgjidhje problemit të qytetarëve.
“Ministri sapo me njoftoi qe Kryeinspektori i Mjedisit shkarkohet nga detyra. Nderkohe qe dua t’i them Kryeinspektorit te ri qe ke vetem 1 muaj kohe. O merr fund tymi me helm dhe mbetjet e naftes ne kanalet vaditese, o ty dhe shefit tend do te jem une qe do t’ju bej kallzim penal per shperdorim detyre”, shkruan Taulant Balla.