Pas shqetësimit te qytetareve te ngritur ne emisioni “Koha për tu zgjuar” të Bashkim Hoxhes, për mbetjet ne Porto Romano, “News24” ka pyetur specialisten e mjedisit ne Bashkinë e Durrësit Rudina Trikshiqi, e cila thotë se bashkia nuk ka kompetenca por as fonde për menaxhimin e mbetjeve urbane pas shpalljes se emergjencës mjedisore.
Kjo bashki ka muaj qe zgjidhjen e pret nga qeveria, ndërkohë ne 4 vend grumbullimet e mbetjeve urbane plehrat, vazhdojnë të digjen në qell të hapur dhe janë burimi kryesor i ndotjes mjedisore në qytet.
Por Komiteti i menaxhimit të mbetjeve urbane nde nuk e ka thënë fjalën e tij, pavarësisht se problematika u evidentua nga kryeministri Edi Rama që e vizitoi vetë fushën e mbetjeve urbane në Porto Romano ku qindra ton plehra digjen në fushë të haur çdo ditë.
Banorët e Porto Romanos por edhe studentë e pedagogë të kampusit Universitar që gjenden shumë pranë fushës, kanë protestuar vitet e fundit me shpresë për tu gjetur një zgjidhje e shpejtë dhe konkrete.
Në një sipërfaqeje prej më shumë se 40 hektarësh janë grumbulluar qindra e mijëra ton mbetje urbane të cilat digjen e dekompozohen në qiell të hapur 7 km larg në vijë ajrore nga qendra e Durrësit.
/BalkanWeb/