Policia e Sarandës ka identifikuar pronarin e restorantit, i cili nxorri thikën gjatë konfliktit me një klient. Ai është 48-vjeçari Alban Çoba, 48 vjeç është pronari i restorantit “Fantastic” në Sarandë që është shpallur në kërkim nga policia pasi është konfliktuar me disa klientë.
Kujtojmë se pasditen e sotme rreth orës 18:00 disa klientë nga Delvina kishin refuzuar të paguanin darkën që kishin konsumuar në restorantin e Çobës që ndodhet në aksin Turizëm- Kanali i Çukës. Duke qenë se situata nuk ishte zgjidhur mes kamerierit dhe klientëve, kishte ndërhyrë vetë 48-vjeçari Çoba.