Trafikantët dhe kultivuesit e lëndëve narkotike kanë gjetur metoda të reja për t’i shpëtuar policisë. Gjatë një operacioni anti-drogë të policisë së shtetit me bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Shkodër u zbulua një “risi” e re e kultivimit të lëndës narkotike.
Mësohet se trafikantët fillimishit e kultivojnë kanabis sativën në një ambient jo të dukshme por të mbjella në thasë, dhe më pas kur bima merr formën e duhur ato i zhvendosin në ambiente të tjera.
Ndërkohë një ditë më parë në zonën e Shkodrës janë sekustruar 4200 bimë narkotike. Këtë operacion po e ndjek nga afer edhe zv,drejtori i Përgjithshmë i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj.