Një rast i rrallë ka ndodhur në fshatin Libonik të bashkisë së Maliqit ditën e sotme. Bëhet me dije se një e moshuar është gjetur pa jeta nga familjarët e saj. Pasi e kanë gjetur 75-vjeçaren pa shenja jetë në dhomën e saj, familjarët kanë marrë në telefon ambulancën.
Infermieri që ka shkuar te banesa e ka konstatuar pa puls, duke i vënë ne dijeni të afërmit, se e moshuara ka ndërruar jetë, e më pas lajmëroi Policinë. Por, pikërisht në këtë moment e moshuara ka dhënë shenja jete dhe është transportuar në spitalin e Korçës.
Tashmë, e moshuara atje po merr ndihmën e mjekëve dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Por, deri më tani nuk ka asnjë shpjegim lidhur me fenomenin që ndodhi me 75-vjeçaren.