Një ngjarje paksa e pazakontë ka ndodhur sot, rreth orës 09:20 në Ksamil, ku një vajzë e identifikuar si A.B, pas zënkës me pronarin e një hoteli është hakmerrur duke i djegur makinën.
Mësohet se vajza A.B ishte e punësuar në këtë hotel. Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.”-njofton policia.