Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Fier. Mësohet se një 40-vjeçar është proceduar penalisht nga policia.
Shtetasi me iniciale A. P., banues në Ndërnënas, ka prerë kabllon që furnizonte me energji elektrike banesën e vëllait të tij.
Nuk dihen arsyet se përse ia ka bërë këtë gjë të vëllait.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.