Një tjetër ngjarje e rëndë është parandaluar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një i moshuar 75-vjeçar është futur në det, por ka ndjerë dhimbje në pjesën e kraharorit dhe ka kërkuar për ndihmë.
Menjëherë janë futur në det tre persona dhe e kanë shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit pranë lungomares në qytetin bregdetar.
Ai është transportuar në spitalin e Vlorës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.