Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin për ndyshim mase ndaj ish efektivit Jeton Lami. Ky i fundit u arrestua muaj më herët dhe akuzohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj gjatë kohës që ky i fundit ishte shpallur në kërkim.
Jeton Lami u arrestua më 24 gusht 2022, me urdhër të prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa është transferuar në burgun e Shënkollit.
Ai deri tani nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me Martinajn.
“Kyçja” e gojës nga ana e Lamit ka vështirësuar shumë punën e grupit hetimor për zbulimin e fatit të Martinajt, sepse efektivi i forcave operacionale dyshohet se ka informacione zbulimi i te cilave mund të çojë në gjetjen e Ervis Martinajt.