Atletico Madrid ka mposhtur në limitet e kohës me rezultatin 4-3 skuadrën e Getafes dhe kanë kaluar Barcelonën për momentin, duke u ngjitur në vendin e katërt kur katalanasit kanë një ndeshje më pak. Në një ndeshje të çmendur, e cila nisi me një gol të Correa dhe më pas Cunha dyfishoi. Getafe hapi ndeshjen me Mayoral dhe shënoi dy herë të tjera me Unal, që e çoi topin në rrjetë me penallti.
Avantazhi i Getafe nuk zgjati shumë, pasi në shtesën e pjesës së parë Correa realizoi sërish dhe 45 minutat e para përfunduan 3-3. Felipe i Atletico u ndëshkua me karton të kuq në të 60′.
Gjithsesi skuadra e Diego Simeone ua doli të realizonte golin e fitores në limite, me Hermoso që e çoi topin në rrjetë me një lëvizje akrobatike dhe i dha fitoren Atletico Madrid.