Ndërsa interneti na ofron gjithnjë e më tepër fotografi të vajzave thuajse të zhveshura, këtë të shtunë para syve na doli imazhi i një lope që ka veshur reçipeta. Një fermer ka bërë këtë “shpikje” për lopën e tij pasi një nga viçat e kishte të pamundur të ushqehej me qumësht normalisht. Një palë sytjena të vjetra të gruas së fermerit shërbyen që viçi të mund të ushqehej normalisht nga pjesa e prapme, duke i fshehur një pjesë të konsiderueshme të gjoksit, në mënyrë që të shmanget presioni që do mund t’i shkaktonte lopës sëmundje.
S’paska qenë çështje mode!