Ndërron jetë papritur nënprefekti i Hasit

0
67

Ka ndërruar jetë në mënyrë të  papritur nënprefekti i Hasit Selman Geca. Mësohet se Geca ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

Lajmi është bërë i ditur nga prefekti i qarkut të Kukësit Zenel Kuçana, i cili i shpreh ngushëllime familjes për ngjarjen e rëndë.

“Lajm i trishtë! Sot pas një infrakti kardiak ndërroi jetë N/Prefekti i Hasit Selman Geca. Ngushëllime familjes, të afërmve, shokëve e miqve të tij. Pushoftë në paqe”, shkruan ai.