Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare legjenda e rokut të viteve ’50-’60, Fats Domino. Ai ishte një nga interpretuesit më me ndikim të rokut dhe artist tepër i njohur për këngët e tij, shkruan BBC.
Rekordi i parë i të ndjerit ishte “The Fat Man”, e cila u shit në miliona dollarë. Fats Domino ishte një nga artistët që donte të fitonte popullaritet dhe muzika e tij ishte ndër më të ndjekurat në vitet 1950.