Kampioni i Botës në peshëngritje Andrei Draçev, është ndarë nga jeta pas një sulmi fizik ndaj tij.
Mediat ruse kanë publikuar lajmin tragjik dhe më pas videot e zënkës jashtë lokalit ku Draçev u përfshi në një debat me personin që kërkohet nga policia si shkaktar i kësaj tragjedie, luftëtari i MMA, Ainar Ziranov.
32-vjeçari Andrei Draçev ishte një emër shumë i njohur në sportin e ngritjes së peshave.
Ai vendosi një rekord botëror në atë që cilësohet si triatloni i këtij sporti, duke ngritur në tre disiplinat e ndryshme peshën totale 1 ton e 75,5 kilogramë.