Ish sportisti i njohur Muhamet Malo, dhe një nga biznesmenët e parë, ka ndërruar jetë. Malo është ndarë nga jeta në moshën 60- vjeçare.
Lajmin e ndarjes nga jeta të ish sportistit Malo e dha njëri prej miqëve të tij Ilir Kadia.
Me anë të një postimi në facebook Kadia shkruan:
“Nëna më bëri sot kafen më të hidhur të jetës! Lotët i binin në filxhan! Unë bëra gabim që qava në sy të saj për ikjen tënde o miku im më i mirë!
Lamtumirë Muhamet Malo”.
Malo ka lindur më 13 maj të vitit 1956 në Kolonjë. Ai është kampion i Shqipërisë në mundjen klasike për peshë 82 kg deri në 90 kg, nga viti 1982 deri në 1990.