Një i dënuar ka gjetur vdekjen në burgun e Shën Kollit në Lezhë. Viktima është Azem Dauti 55-vjeç dhe ka mbërritur pa shenja jete në spitalin.
Trupi i 55-vjeçarit është dërguar në morg dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Policia pritet të dalë me një njoftim për shtyp për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.