Gjergj Trola së fundmi ka luajtur në serialin “Familja”, të regjisorit Ylli Pepo
Ka ndërruar jetë aktori shqiptar Gjergj Trola si pasojë e një infarkti kardiak. Mësohet se teksa ishte ulur në një kafe, ku kishte lënë takim me disa miq të tij, të cilët e gjetën me kokën mbi tryezë, ndërsa askush përreth nuk kishte kuptuar se ai kishte pësuar infarkt.
Një kontribut shumë të madh Trola ka dhënë edhe në zbulimin e talenteve të reja, nëpërmjet organizmit të festivaleve teatrore.
Trola ishte drejtor i Festivalit Mbarëkombëtar i Shkollave të Mesme dhe Drejtor i Festivalit të Tiranës. Me natyrën e tij optimiste dhe solidare, ai ka qenë gjithmonë pjesë e kauzave të ndryshme të qytetit, veçanërisht në temat mjedisore.