Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Sarandë. Burime nga policia bëjnë me dije se një 37- vjeçar polak ka ndërruar jetë.
Ngjarja është raportuar rreth orës 17:50, ku sipas njoftimit të policisë i riu ishte paraqitur në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.
Viktima është identifikuar me iniciale R.J., ndërsa dyshohet se 37- vjeçari i huaj ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Pritet të zbardhen detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes pas marrjes në pyetje të mjekut dhe infermierëve që kryen kontrollin mjekësor të të riut nga Polonia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.