Është ndërprerë në minutën e 75 si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në Loro Boriçi të Shkodrës, e vlefshme për kualifikueset e botërorit Rus.
Ndeshja u ndërpre me rezultatin 1-1. Shqipëria kaloi në avantazh që në minutën 9 të pjesës së parë me anë të Sadikut, ndërsa Maqedonia arriti të barazojë shifrat falë Alioski në minutën e 51 pas një gabimi të mbrojtjes kuqezi.
15 minutat e mbetura të lojës do të zhvillohen sot në orë 14:00 në stadiumin Loro Boriçi.