Ndahet nga jeta një prej albanologëve më të mëdhenj bashkëkohor, Wilfried Fiedler – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndahet nga jeta një prej albanologëve më të mëdhenj bashkëkohor, Wilfried Fiedler

18:30 | 11/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Një prej albanologëve më të mëdhenj bashkëkohorë shqiptarë, Wilfried Fiedler është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmin e hidhur për vdekjen e dijetarit gjerman që iu kushtua albanologjisë, e ka dhënë Akademia e Shkencave të Shqipërisë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Sipas jetëshkrimit të realizuar në shtypin gjerman para gjashtë vjetësh, “Fiedler është albanologu më i rëndësishëm në hapësirën gjuhësore gjermane të këtij gjysmëshekulli dhe merret intensivisht me studimet e gjuhës shqipe”.

Read more

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Fiedler ishte pjesë e skuadrës shkencore të Doris dhe Erick Schockman, të cilët në vitin 1953 realizuan të parën ekspeditë antropologjike gjuhësore gjermane për këngët çame, që u botuan më pas në dy vëllime.

Në vitin 1959 Fiedler u bë docent për gjuhën shqipe në Universitetin “Humbold” të Berlinit dhe nga viti 1968 bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë së Akademisë së Shkencave të RDGJ-së. Ai aty drejtoi deri në vitin 1989 bashkë me dr. Oda Buchholz Sektorin e Balkanologjisë. Në vitin 1989 ai zëvendësoi si profesor dhe drejtues i njësisë shkencore të albanologjisë në Universitetin e Mynihut shkrimtarin Martin Camaj.

Pas daljes në pension në vitin 1998 Wilfried Fiedler vazhdoi të punojë si profesor i jashtëm për gjuhën shqipe pranë Universitetit të Jenës në Institutin për Studimet për Evropën Juglindore.

Wilfried Fielder është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Lista e tij e botimeve përmban, veç monografive monumentale për “Shumësin në gjuhën shqipe” (botuar edhe në gjuhën shqipe) dhe “Sistemin foljor të Buzukut”, edhe mbi 150 artikuj shkencorë nga fusha e shqipes dhe e gjuhësisë ballkanike.

Në fokus të vëmendjes së tij nuk ishte vetëm shqipja e sotme dhe gramatika deskriptive e saj, por edhe fazat e ndryshme të zhvillimit të gjuhës shqipe nga lashtësia dhe të marrëdhënieve të saj me gjuhët ballkanike. Një vend qendror në studimet e tij zë edhe gegërishtja e autorëve të vjetër shqiptarë.

Disa nga botimet e akademikut Wilfried Fiedler:

  1. “Albanische Grammatik” (Oda Bucholtz bashkautore), Berlin, 1987, në të cilën sistemi gramatikor i shqipes së sotme vështrohet në tërë gjerësinë e tij: në fonologji, në strukturën morfologjike dhe në sintaksë.
  2. “Sistemi foljor i gjuhës shqipe të Gjon Buzukut”, monografi e gjerë dhe gjithëpërfshirëse për fazat më të hershme të shqipes së shkruar. Në të janë shqyrtuar në mënyrë të detajuar të gjitha aspektet e sistemit foljor të gjuhës shqipe te libri i parë i botuar “Meshari”. Ky në fakt është hulumtimi i parë sistematik i këtij lloji i një segmenti të strukturës gjuhësore të shqipes.
  3. “Fjalori shqip-gjermanisht” (me bashkauyorë), vepër që, me 30.000 fjalët dhe me pasqyrimin kryesisht të shqipes pas normimit të vitit 1972, me shumë shprehje idiomatike e begatime të natyrës stilistike, të shoqëruar me një gramatikë relativisht të plotë, pati katër botime në ish-Republikën Demokratike Gjermane. Pas bashkimit gjerman ai u botua në serinë “Langenscheidt”.
  4. Fiedler ka hartuar në bashkëpunim me Adrian Klosin edhe një fjalor gjermanisht-shqip me 45.000 fjalë dhe me rreth 20.000 frazeologji botuar në vitin 1997.
Etiketa: Akademia e Shkencave të Shqipërisëalbanologë bashkekohoreWilfried Fiedler

Të Lidhura

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Para
Tensionohet gjendja në një burg në Greqi, një grup shqiptarësh përleshet me arabët

Tensionohet gjendja në një burg në Greqi, një grup shqiptarësh përleshet me arabët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com