Ndahet nga jeta Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës imzot Luçjan Avgustini – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndahet nga jeta Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës imzot Luçjan Avgustini

17:53 | 22/05/2016
në Uncategorized
0

Prej disa muajsh Avgustini, vuante nga një sëmundje e pashërueshme

Është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare imzot Luçjan Avgustini, Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës, njëkohësisht dhe Nënkryetar i Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë. Prej disa muajsh imzot Luçjan Avgustini, vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Pavarësisht trajtimeve të shumta mjekësore, në orën 15:15 të së dielës, Imzot Luçjan Avgustini ka mbyllur sytë për herë të fundit. Ai, ishte pjesë e marshimit në Paris së bashku me klerikët e tjerë fetar në vend, menjëherë pas sulmit terrorist që u bë mbi gazetën satirike “Charli Hebdo”.

Luçjan Avgustini u lind më 23 gusht të vitit 1963 në Ferizaj të Kosovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në gjimnazin klasik në Suboticë, më pas ndoqi Fakultetin Teologjik në Zagreb, ku edhe është diplomuar në Teologji Morale. Më 15 gusht të vitit 1989 shugurohet meshtar në Zym të Hasit, nga imzot Nikë Prela. Më 10 shtator 1989 emërohet ndihmës për botime liturgjike në gjuhën shqipe dhe ushtron detyrën e sekretarit të imzot Nikë Prelës. Në fillim të marsit 1991 vjen për herë të parë në Shqipëri, si i dërguar i ipeshkvit të Kosovës, imzot Nikë Prela. Merr pjesë në hapjen e shtëpisë së parë të murgeshave të Nënë Terezës në Tiranë dhe pastaj në hapjen e Kishës Katedrale në Shkodër. Në vitin 1992 emërohet drejtor i “Caritas”-it të Kosovës, institucion ky i sapoformuar në atë kohë. Në prill të vitit 1993 emërohet famullitar në Ferizaj. Në vitin 1994, duke pasur parasysh nevojat e mëdha të Kishës në Shqipëri, ofrohet vullnetarisht për mbarështimin e shërbesës baritore në Arqipeshkvinë e Shkodrës. Si fillim ka ushtruar detyrën e ndihmës famullitarit në Katedralen e Shkodrës, ndërsa nga korriku i vitit 1995 emërohet famullitar i saj. Në vitin 1997, më 24 maj, emërohet prej Atit të Shenjtë, Gjon Pali i II-të, Kapelan i tij duke i dhënë titullin Monsinjor. Në vitin 1998, nga Arqipeshkvi i Shkodrës imzot Angelo Massafra emërohet në detyrën e Vikarit të Përgjithshëm të kësaj Dioqeze. Në dhjetor të vitit 2006 emërohet Ipeshkv i Dioqezës së Sapës. Më 6 janar të vitit 2007 shugurohet ipeshkv në Katedralen “Nënë Tereza” në Vaun e Dejës. Gjatë viteve 2009-2012 ushtroi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Në vitin 2012 zgjidhet nënkryetar i Konferencës, detyrë të cilën vazhdonte ta kryente deri më sot. Në brendësi të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ushtronte edhe detyrën e kryetarit të Komisionit për Ekumenizëm, të Komisionit për Kulturën dhe atij për Katekezë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Etiketa: Charli HebdoDioqeza e SapësHasimzot Luçjan Avgustiniimzot Nikë PrelaIpeshkëvKonferenca IpeshkvnoreZym

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Dekriminalizimi, reagojnë kryebashkiakët Bushi e Kapllani

Dekriminalizimi, reagojnë kryebashkiakët Bushi e Kapllani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

18:00 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

17:46 | 25/12/2025
Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

17:42 | 25/12/2025
Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

17:32 | 25/12/2025
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

17:22 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –
  • Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS
  • Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –
  • (VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –
  • Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com