Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë gazetari i njohur shqiptar Mehmet Emërllahu. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet nesër në orën 15:00 në Ramjan të Ferizajt.
Emërllahu ishte një ndër gazetarët më të vjetër në Kosovë, i angazhuar gjatë në shtypin e kohës para dhe gjatë luftës së vitit 1999.
Ai është autor i disa botimeve në gjuhën shqipe.
Njoftimi nga familjarët
Me dhimbje te thelle u njoftojme se sot pas nje semundje te gjate nderroi jete me i dashuri yne, Mehmet Emerllahu.
Varrimi i te ndjerit do te behet neser me 16.08.2022 ora 15:00 ne varrezat e fshatit Ramjan. Nisja e furneralit organizohet nga shtepia e te ndjerit ne rrugen Astrit Bytyqi ne Ferizaj.
Do te mbetesh pergjithmone shembulli i nje intelektuali te mirefillte dhe udherrefyesi i familjes dhe jo vetem!