Ndonëse ata janë shprehur se janë pakënaqësi të cilat mund t’i tejkalojnë pa ndonjë problem, ditën e sotme mesa duket raporti i tij është krisur dhe mbase ka marrë fund. Në një video të publikuar çifti Donald-Beatrix ndodhen në oborr pranë njëri-tjetrit, por nuk shkëmbejnë asnjë fjalë. Ata kanë vendosur të mos flasin më, deri në një moment të dytë.
Vetëm dy ditë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP” u futën tre banderola për Donaldin, një nga të cilat mbante datën 9 janar, që konsiston në ditëlindjen e ish-të dashurës së tij, moderatores Bora Zemani. Beatrix u shpreh se nuk e kishte problem të shkuarën e tij, ndonëse u shfaq mjaft e mërzitur, ndërsa Donaldi u shpreh se e respekton ende Borën.