Një stërvitje e përbashkët mes NATO-s dhe anijeve shqiptare “Butrinti” dhe “Oriku” është zhvilluar në portin e Vlorës.
Lajmin e bëri të ditur sot Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila publikoi edhe foto nga kjo stërvitje e përbashkët
“Grupi i Dytë i Përhershëm i NATO-s Kundër Minave (SNMCMG2) kreu një stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare “Butrinti” dhe “Oriku” këtë javë, pas një vizite produktive në portin e Vlorës”, informoi Xhaçka.