• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO rikonfirmon angazhimin për anëtarësim të Ukrainës

23:04 | 29/11/2022
në Bota
0

Lexo edhe

FBI kontroll në shtëpinë e presidentit

Arrestohet serbi, ishte kthyer në vrasës serial në Gjermani

Mësuesja seks me nxënësin, tani rrezikon 20 vite burg

NATO-ja rikonfirmoi të martën angazhimin për anëtarësimin në të ardhmen të Ukrainës, një premtim që disa zyrtarë dhe analistë besojnë se luajti rol në nxitjen e agresionit të Rusisë ndaj vendit fqinj.

Aleanca më e madhe e sigurisë në botë u zotua gjithashtu të dërgojë më shumë ndihma për forcat ukrainase që po luftojnë me trupat ruse.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me ministrat e jashtëm të NATO-s në Rumani për të siguruar mbështetje për Ukrainën ndërsa Rusia vë në shënjestër infrastrukturën energjetike në prag të dimrit të ftohtë.

Rusia nuk e ndal dot zgjerimin e NATO

Rusia nuk mund ta ndalë zgjerimin e aleancës, thanë udhëheqësit e NATO-s.

“Dera e NATO-s është e hapur,” tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg përpara takimit në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ishin anëtarësuar së fundmi në NATO dhe se së shpejti edhe Finlanda dhe Suedia do të jenë anëtare të aleancës. Fqinjët nordikë dorëzuan kërkesën për anëtarësim në prill, të shqetësuar se Rusia mund të bëhen objektivat e ardhshëm të Moskës.

“Rusia nuk ka të drejtën e vetos” për anëtarësimin e vendeve në aleancë, tha zoti Stoltenberg. “Ne gjithashtu i qëndrojmë angazhimit për anëtarësimin e Ukrainës”.

Në një takim në Bukuresht në vitin 2008, udhëheqësit e NATO-s thanë se Ukraina dhe Gjeorgjia do t’i bashkoheshin një ditë aleancës.

Disa zyrtarë dhe analistë besojnë se kjo lëvizje – e nxitur nga ish-presidenti i SHBA-së George Ë. Bush – ishte pjesërisht arsyeja për luftën që Rusia filloi në Ukrainë në shkurt. Zoti Stoltenberg tha se zgjerimi i NATO-s nuk do të pengohej.

“Presidenti Putin nuk mund t’u mohojë vendeve sovrane të marrin vendime sovrane që nuk përbëjnë kërcënim për Rusinë,” tha ish-kryeministri norvegjez. “Unë mendoj se ai ka frikë nga demokracia dhe liria, dhe kjo është sfida kryesore për të”.

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, jo i lehtë

Megjithatë, Ukraina anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk do të jetë i shpejtë. Në një kohë kur gadishulli i Krimesë është i aneksuar dhe trupat ruse dhe separatistët pro-Moskës kanë nën kontroll pjesë të jugut dhe lindjes, nuk është e qartë se ku do të jenë kufijtë e Ukrainës.

Shumë nga 30 aleatët e NATO-s besojnë se vëmendja tani duhet të jetë e përqendruar tek mposhtja e Rusisë dhe zoti Stoltenberg theksoi se çdo përpjekje për ndërmarrë hapa drejt anëtarësimit mund të krijojë ndarje mes tyre.

“Jemi në mes të një lufte dhe për këtë arsye nuk duhet të bëjmë asgjë që mund të dëmtojë unitetin e aleatëve për të ofruar mbështetje ushtarake, humanitare dhe financiare për Ukrainën, sepse ne duhet të parandalojmë fitoren e Presidentit Putin”, tha ai. Ministri i Jashtëm sllovak Rastislav Kacer tha se aleatët duhet të ndihmojnë Ukrainën në mënyrë që “tranzicioni drejt anëtarësimit të plotë të jetë i qetë dhe i lehtë” pasi NATO dhe Kievi të jenë gati për bisedimet e pranimit.

Ndihma ndaj Ukrainës 

Në një deklaratë, ministrat u zotuan të ndihmojnë Ukrainën të rindërtohet sapo të përfundojë lufta, duke thënë: “ne do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë me Ukrainën ndërsa ajo ndjek aspiratat e saj euro-atlantike”.

Ukraina, nga ana e saj, bëri thirrje për më shumë furnizime të shpejta me armë për t’u mbrojtur.

“Më shpejt, më shpejt dhe më shpejt,” tha Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. “Ne vlerësojmë atë që është bërë, por lufta vazhdon”.

“Me pak fjalë,” tha ai, “Sistemet ‘Patriot’ dhe transformatorët janë ato për të cilat Ukraina ka nevojë më shumë”. Zoti Stoltenberg konfirmoi se dërgesat e sistemeve të tilla të sofistikura me raketa janë në shqyrtim e sipër.

Disa ministra u zotuan për mbështetje ushtarake për Ukrainën, të tjerë për ndihmë financiare dhe paisje.

Sllovakia tha se po siguronte 30 transportues të blinduar personeli dhe më shumë artileri.

SHBA njoftoi 53 milionë dollarë ndihmë për rrjetin elektrik të dëmtuar të Ukrainës

SHBA njoftoi 53 milionë dollarë ndihmë për rrjetin elektrik të dëmtuar të Ukrainës.

Që nga fillimi i tetorit Rusia ka vënë në shënjestër infrastrukturën elektrike të Ukrainës, në një fushatë që zyrtarët amerikanë thonë se ka si synim ta përdorë të ftohtin e dimrit si armë kundër vendit.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Reinsalu, u bëri thirrje partnerëve të NATO-s që të angazhohen të japin 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbështetje ushtarake për Ukrainën, duke thënë se kjo do të sillte “një ndryshim strategjik”.

Ministrat e jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, kandidate për NATO-n, po marrin pjesë në bisedime. Turqia dhe Hungaria kanë paraqitur pengesa për ratifikimin e aplikimeve të tyre për anëtarësim. 28 vendet e tjera anëtare e kanë bërë tashmë një gjë të tillë. /Voa/

Të Lidhura

FBI kontroll në shtëpinë e presidentit

nga 27
16:33 | 01/02/2023
0

Byroja Federale e Hetimit ka zhvilluar një kontroll në shtëpinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden...

Arrestohet serbi, ishte kthyer në vrasës serial në Gjermani

Arrestohet serbi, ishte kthyer në vrasës serial në Gjermani

nga 27
15:55 | 01/02/2023
0

Sot, ndodhi vrasja e tretë e një pensionisti në qytet. I dyshuari kryesor është arrestuar. Bëhet fjalë për një 31-vjeçar...

Mësuesja seks me nxënësin, tani rrezikon 20 vite burg

Mësuesja seks me nxënësin, tani rrezikon 20 vite burg

nga 27
17:32 | 31/01/2023
0

Ajo hynte fshehurazi në shtëpinë e familjes natën për të bërë seks me një nga nxënësit e saj. Por a...

Babë e bir rrahin për vdekje 39-vjeçarin

Babë e bir rrahin për vdekje 39-vjeçarin

nga 27
17:26 | 31/01/2023
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Britani. Babë e bir, Wayne Peckham 49 vjeç dhe Riley Peckahm 23 vjeç...

Para
Aksidentoi për vdekje 58-vjeçarin, arrestohet shoferi që u largua

Aksidentoi për vdekje 58-vjeçarin, arrestohet shoferi që u largua

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në Tiranë, i riu me skuter përplas kalimtaret –

Aksident në Tiranë, i riu me skuter përplas kalimtaret –

17:19 | 01/02/2023
Covid, 10 raste të reja në 24 orët e fundit –

Covid, 10 raste të reja në 24 orët e fundit –

17:15 | 01/02/2023

FBI kontroll në shtëpinë e presidentit

16:33 | 01/02/2023
Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave

Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave

16:21 | 01/02/2023
Disiplina gjobit Kukësin, pezullohet zyrtari i Bylis (Vendimet)

Disiplina gjobit Kukësin, pezullohet zyrtari i Bylis (Vendimet)

16:11 | 01/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Tiranë, i riu me skuter përplas kalimtaret –
  • Covid, 10 raste të reja në 24 orët e fundit –
  • FBI kontroll në shtëpinë e presidentit
  • Veliaj i jep 110 mln lekë Andi Efthimit për studimin e korsive të biçikletave
  • Disiplina gjobit Kukësin, pezullohet zyrtari i Bylis (Vendimet)
  • Arrestohet serbi, ishte kthyer në vrasës serial në Gjermani

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në Tiranë, i riu me skuter përplas kalimtaret –
  • Covid, 10 raste të reja në 24 orët e fundit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com