Nata e tretë e Festivalit të Teatrove në Ferizaj/ Shfaqja “Zona e pritjes” që arriti sukses pa asnjë veprim dinamik skenik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nata e tretë e Festivalit të Teatrove në Ferizaj/ Shfaqja “Zona e pritjes” që arriti sukses pa asnjë veprim dinamik skenik

17:13 | 24/10/2019
në Gossip, Kryesore, Shqiperi
0

Duke nxjerr në pah metaforën e pritjes si protestë të përditëshmërisë, si protestë të paragjykimit për fatet e shkruara, projektohej dëshira për një të ardhme më të mirë qoftë edhe si një iluzion i çastit. Është paksa e habitshme si funksionoi aq mirë shfaqja , pa muzikë, pa thuaj pa skenografi me vetëm një rresht dritash që simbolizonin më shumë se korridorin e pritjes, udhën e jetës prej nga vihej dhe shkohej dikund, pa asnjë veprim dinamik skenik. Berisha sikur e kishte vuar në sprovë trupën shkodrane që vetëm nëpërmjet fjalës skenike të shprehte një botë të frustruar, të shumë fateve njerëzore, që gjindeshin rastësisht pranë njeri tjetrit, të cilët sa nuk duroheshin po aq filluan të identifikoheshin me njëri tjetrin.

Nga Afrim Demiri

Read more

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

U bëre deputete duke shitur kulla –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Ferizaj, 23 tetor – Një autore kroate, Marina Vujçiç, një regjisor kosovar, Fatos Berisha dhe një trupë teatrore si ajo shkodrane, e bënë një treshe të mirë, që në mbrëmjen e tretë të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, sollën shfaqjen “Zona e pritjes”. Duke pasë në vete elemente të një komedie të zezë të thurura nga fate njerëzish të rëndomtë, të thyer shpirtërisht, shfaqja arriti të krijoj një atmosferë teatrale tek publiku që në fillim të saj. Duke qenë njëra nga krijuesit më të mira bashkëkohore kroate, autorja Marina Vujçiç, komedinë e saj “Çekaonica”, që në shqipe mund të përkthehej edhe si “Pritorja”, një vend i pritjes, një korridor ku presin pacientët në një klinikë spitalore, e kishte mbështetur në rrëfimet spontane të njerëzve të rastit që takohen para derës së ordinancës së mjekut. Këto rrëfime spontane reflektonin botën e tyre të brendshme tepër delikate, të vrarë nga përditshmëria monotone si dhe nga raporttet e ndërlikuara sociale. Kësaj vije dramaturgjike i kishte mbetur besnik edhe regjisori Berisha, i cili të shpeshtën nëpërmjet sentencave të personazheve të thëna në dialogjet e tyre plot nerv kishte thurrë lojën skenike. Kjo lojë edhe pse e renditur në një kolonë skenike të korridorit të pritjes duke shpreh monotoninë e pritjes, reflektonte konceptin e pritjes përtej një reflektimi filozofik.

Duke nxjerr në pah metaforën e pritjes si protestë të përditëshmërisë, si protestë të paragjykimit për fatet e shkruara, projektohej dëshira për një të ardhme më të mirë qoftë edhe si një iluzion i çastit. Është paksa e habitshme si funksionoi aq mirë shfaqja , pa muzikë, po thuaj pa skenografi me vetëm një rresht dritash që simbolizonin më shumë se korridorin e pritjes, udhën e jetës prej nga vihej dhe shkohej dikund, pa asnjë veprim dinamik skenik. Berisha sikur e kishte vuar në sprovë trupën shkodrane që vetëm nëpërmjet fjalës skenike të shprehte një botë të frustruar, të shumë fateve njerëzore që gjindeshin rastësisht pranë njeri tjetrit, të cilët sa nuk duroheshin po aq filluan të identifikoheshinn me njëri tjetrin. Duke qenë një variacion i dramës së pritjes, aty nuk pritej Godoja, nuk shpërfaqej absurdi i pritjes, por shfaqej pasoja e pritjes, shfaqej tjetërsimi nga pritja. Aktorja Rita Gjeka, kishte gjetur çelësin e identifikimit me Verën, një grua në moshë që në atë pritje zhbironte fatet e të tjerëve pa e kuptuar se shpaloste edhe fatin e saj. Të gjithë pritnin edhe djaloshi me kufje në vesh, edhe personi që ëndërronte të bëhej shkrimtar, pastaj zinte vend çifti që ishte në prag të divorcit, djaloshi që i frikësohej çdo kontrolli mjekësor apo aktorja që ishte lodhur nga xhirimet e serialeve të shpifura. Secili nga personazhet duke ikur nga bota e tyre e trazuar krijonin dramën e përbashkët, që Berisha e kishte futur në Zonën e tij krijuese mjaft me sukses.

“Zona e pritjes” ishte gracka ku satira zihej në dhembjen njerëzore, humori sa donte të shpërthente fashitej në ofshamat e fateve tragjike, komedia e zezë hidhte shtat, derisa ndonjë aforizëm filozofiko-letrar nuk shpërbente si terapi për personazhet, kurse për publikun si një shpërthim emocional. Një shfaqje e shtrirë në një vijë horizontale, rrallë ka ngjarë të jetë aq komunikuese , të krijon tensionin e brendshëm skenik, pa shumë lojë skenike, por vetëm me përshkallëzimin psikologjik që regjisori ka arritë ta kultivojë tek aktorët. Para se ata të hynin në kontrollë tek mjeku dhe të merrnin diagnozat apo terapinë, ata sikur e diagnostifikonin dhembjen e njëri- tjetrit dhe në këtë komunikim, shfaqja fitonte rrjedhën e saj mes batutave të rastit , gjuhës cinike, shpesh edhe mohuese dhe plote nervozë deri në fyerje.

“”Pritorja”, për mua ka qenë një llojë i protestës intime, e cila është rritur në një braktisje të jetës. Shumica e njerëzve vazhdimisht diçka presin- ndonjëherë kjo është vetëm një vikend apo një mbledhje e rëndësishme pas të cilave “çdo gjë do të bëhet mirë”, ndërsa ndonjëherë është një punë më e mirë, një banesë më e madhe, një automobile më i shpejtë apo një partner sipas parashikimit. Kur kjo nuk arrihet, sikur në jetë është shkruar -pauzë”, është shprehur në një intervistë autorja Vujçiç, duke komentuar dramën e saj.

Për regjisorin Berisha , realizimi i këtij teksti është zgjerim i bashkëpunimit rajonal, shpesh aq i domosdoshëm për shkëmbimin reciprok të vlerave në këtë hapësirë të përbashkët kulturore. Personazhet Vera, Bero, Izabela,Vedran, Tonka, Zvone, Lara,Sestra, Klošar i luajtën me një anagzhim dhe përkushtim profesional aktorët Rita Gjeka, Nikolin Ferketa Linda Jarani, Jozef Shiroka, Nensi Bakalli,Kristi Lleshi, Simon Shkreli, Merita Smaja dhe Oliver Ymeri. Skenografinë e kishte përzgjedhur vetë regjisori kurse kostumografinë e kishte punuar Desantila Lika.

/Marrë nga profili në Facebook i Teatrit Adriana – Ferizaj

Etiketa: Afrim DemiriNata e tretë e Festivalit të Teatrove në FerizajShfaqja “Zona e pritjes”

Të Lidhura

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

nga 27
13:16 | 03/04/2026
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

13:14 | 03/04/2026
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

U bëre deputete duke shitur kulla –

U bëre deputete duke shitur kulla –

nga 27
12:58 | 03/04/2026
0

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla, e cila u përjashtua nga lista e anëtarëve disa ditë...

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

nga 27
12:42 | 03/04/2026
0

 Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka komentuar episodin e djeshëm parlamentar ku pas përplasjeve PD-PS, Kuvendi u mbyll. Me anë të...

Para
E kishte kthyer biznesin në bixhoz dhe drogë, arrestohet 27 vjeçari në Tiranë

E kishte kthyer biznesin në bixhoz dhe drogë, arrestohet 27 vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

13:16 | 03/04/2026
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

13:14 | 03/04/2026
U bëre deputete duke shitur kulla –

U bëre deputete duke shitur kulla –

12:58 | 03/04/2026
Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

12:42 | 03/04/2026
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

12:10 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • U bëre deputete duke shitur kulla –
  • Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –
  • Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –
  • Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com