Napoli është rikthyer në krye të renditjes, pas vetëm 24 orësh, duke mposhtur Udinesen në transfertë me rezultatin minimal 0-1.
Milani ka dështuar sërish të fitojë në Serinë A, pasi portieri i Torinos Sirigu u bë një digë e vërtetë për sulmuesit e Milanit dhe nuk lejoi që topi të përfundojë në rrjetë. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, por nuk arritën të gjejnë golin, ndërsa Torino krijoi 2-3 raste të mira me kundërsulme, por Donnarumma ishte në lartësinë e detyrës. Kështu Milani, pas 14 javësh, shkon në kuotën e 20 pikëve dhe vijon të mbetet shumë larg zonës Champions, por edhe Europa Leagues.
Edhe Roma ka ndalur serinë e rezultateve pozitive, teksa nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Genoas. Verdhekuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të El Sharawit, por më pas mbetën me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të kapitenit De Rossi. Genoa e shfrytëzoi mjaft mirë epërsinë numerike dhe arriti të barazojë rezultatin me anë të ish sulmuesit të Milanit, Lapadula.
http://top-channel.tv/2017/11/26/napoli-rikthehet-ne-krye-roma-ngec-milani-nuk-di-te-fitoje/