Nano: Publikojini emrat e të vdekurve nga koronavirusi, nderojini ata njerëz! (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nano: Publikojini emrat e të vdekurve nga koronavirusi, nderojini ata njerëz! (film)

06:15 | 15/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Është bërë tanimë pothuaj 1 muaj që zgjohem në orën 10.30 dhe gjëja e parë që bëj është të përmbush nevojën time për tu informuar me atë që ka ndodhur orët e fundit në Shqipëri.

Për fat të mirë ora ime përkon me orën  e “Konferencës për Shtyp” të autoriteteve shëndetësore apo qeveritare që kanë për detyrë të na përditësojnë me atë që ka ndodhur 24 orët e fundit.

Me pak fjalë na japin numrin  personave që janë testuar, numrin e personave që kanë rezultuar të infektuar dhe na japin e dhe njerëzit që janë ndarë nga kjo botë për shkak të koronavirusit.

Read more

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe –

Mirëpo nuk di  nëse keni vënë re një gjë shumë interesante të vdekurit nga koronavirusi autoritetet i japin me iniciale, të njëjtën gjë kemi bërë edhe ne gazetarët gjatë gjithë kësaj kohe, e kam fjalën për ata që kanë raportuar, gazetarët e portaleve, e televizioneve, edhe në edicionet e televizioneve nacionale kur jepen, jepen me iniciale.

Asnjë portret i tyre, asnjë fotografi e tyre, asnjë shkrim lidhur me viktimat e kësaj tragjedia ndërkombëtare.

Kjo është një gjë shumë e çuditshme, ky është një alamet rasti për të bërë shkrime, ku të tregohen historia sepse pas çdo viktime ka një histori humane.

Mund të ketë histori që janë shumë interesante.

Viktimat janë mësues, janë oficerë, janë pensionistë, të gjithë këta kanë patur historitë e tyre. Me shkrime të tilla do të bëhej edhe një gjë tjetër, do tu gjendeshin pranë familjeve të tyre, në rrethanat që këta nuk kanë mundësi as ti varrosin apo ti bëjnë një ceremoni varrimi.

Ne gazetarët, por përgjithësisht autoritetet kemi përdorur rëndom këtë punën e raportimit me iniciale, por në rrethana të tjera.

Ne kemi folur me iniciale për vajza që janë tërhequr dhunshëm në botën e prostitucionit, dhe kemi bërë mirë që kemi folur me iniciale, kemi folur me iniciale për fëmijë që janë dhunuar apo që janë përdhunuar.

Kemi folur me iniciale për ndonjë mësues që ka qëlluar apo ngacmuar seksualisht nxënëset e mitura, është një gjë që ndodh, këtë të fundit e kemi bërë sepse kemi dashur të mbrojmë familjet e këtyre personave që nuk meritojnë mbrojtje sipas meje.

Kemi përdorur inicialet madje edhe për personat që janë dyshuar se kanë kryer një krim, madje edhe një krim të rëndë dhe këtë e kemi bërë në respekt të një parimi të rëndësishëm të shtetit të së drejtës që quhet prezumimi i pafajësisë dhe që në thelb thotë: “secili prej nesh është i pafajshëm derisa një gjykatë të provojë të kundërtën”.

Dhe ja tani ne bëjmë të njëjtën gjë edhe me disa njerëz që po ndahen nga kjo botë për shkak të koronavirusit, për shkak të këtij kërcënimi global.

Secili prej nesh mund të ishte viktimë e këtij virusi, secili prej nesh mund të ishte në vendin e tyre.

Pra është një fatkeqësi e  madhe natyrore sic kanë qenë edhe tërmetet, sic ishte tërmeti i nëntorit.

Mirëpo gjatë tërmetit ne asnjëherë nuk harruam të japim emrin, identitetin e plotë të viktimave, madje të tregojmë edhe historinë e tyre personale dhe familjare.

Ndërsa me koronavirusin ne nuk e bëjmë.

Unë jam i shokuar nga kjo gjë.

Këta njerëz që ikin meritojnë nderimin e fundit, familjet e tyre meritojnë gjithashtu të nderohen duke u përmendur në raportimet që ne bëjmë.

Unë nuk e di kush e ka shpikur këtë modë, këtë modën me raportimin me iniciale në këtë rast por di që duhet hequr dorë nga kjo gjë!

Ata njerëz janë njerëz, kanë një identitet të tyre, kanë një histori të tyre dhe duhen përmendur me emër me mbiemër dhe me portret.

Kjo është një mënyrë për ti nderuar ata!./abcnews.al

 

Etiketa: Analisti Mustafa Nanoemrat e viktimavepandemia e COVID-19ProvokaciaViktimat nga koronavirusi

Të Lidhura

Çmimet e karburantit në botë ulen, por vetëm në Shqipëri nuk ndodh –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

nga 27
10:55 | 18/03/2026
0

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa të menjëhershme për të përballuar thellimin dhe zgjatjen e papërcaktuar...

Çmimet e karburantit në botë ulen, por vetëm në Shqipëri nuk ndodh –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

nga 27
10:37 | 18/03/2026
0

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa të menjëhershme për të përballuar thellimin dhe zgjatjen e papërcaktuar...

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –

nga 27
10:15 | 18/03/2026
0

Rrugica që bashkon bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit në mesditë është e shkretë. Që prej 15 vitesh, banorët...

Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat) –

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe –

nga 27
10:01 | 18/03/2026
0

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohen katër ndeshjet e fundit të vlefshme për fazën e 1/8-ave të UEFA Champions League....

Para
Zbulimi i skeleteve dhe Gjigandët e Çamërisë

Zbulimi i skeleteve dhe Gjigandët e Çamërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çmimet e karburantit në botë ulen, por vetëm në Shqipëri nuk ndodh –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

10:55 | 18/03/2026
Çmimet e karburantit në botë ulen, por vetëm në Shqipëri nuk ndodh –

Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

10:37 | 18/03/2026
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –

10:15 | 18/03/2026
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat) –

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe –

10:01 | 18/03/2026
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat) –

Champions League/Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe –

09:55 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –
  • Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –
  • Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat –
  • Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe –
  • Champions League/Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe –
  • Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –
  • Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com