Shkak ulja drastike e cmimeve në tregjet ndërkombëtare
Rënia e cmimeve të naftës dhe mineraleve në tregjet ndërkombëtare ka dhënë efekt të menjëhershëm edhe në rentën minerare që paguhet për buxhetin e shtetit. Sipas të të dhënave të MF të ardhurat nga renta minerare janë realizuar në vlerën 749 milionë lekë/ Rënia është reflektim i drejtpëdrejtë i efekteve të rënies drastike të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar. Në kushtet që renta llogaritet si përqindje ndaj vlerës, rezultoi se me gjithëse sasia e eksportit të naftës bruto u rrit me 131 mijë ton ose 62% më tepër, të ardhurat nga renta u ulën me 108 milionë lekë. Në 4 mujorin e vitit 2015 arkëtohej 3.31 lekë/kg, ndërsa në 4 mujorin e vitit 2016 arkëtohet 1.72 lekë/kg. Në vitin 2015 të ardhurat nga renta minerare ishin 32 milionë dollarë, ndërsa për këtë vit parashikimet janë rreth 22 milionë dollarë.