Nacionalisti me Yamamoto – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nacionalisti me Yamamoto

12:50 | 09/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

1.Dje ishte një ditë veçanërisht e vështirë në Shqipëri. Televizionet informative ishin lidhur drejtpërdrejt me Spitalin kryesor Covid të vendit dhe situata që përcillej prej aty ishte jashtëzakonisht shqetësuese. Familjarët e të sëmurëve kishin rrethuar spitalin dhe ankoheshin se të afërmit e tyre po kuroheshin në ambulancat përreth spitalit pa qenë në gjendje të shtroheshin për mungesë shtretërish. Policia përpiqej të ndalonte hyrjen e të afërmve në “zonën e kuqe” të spitalit dhe grumbulli  i njerëzve rritej çdo minutë.

Të gjithë ne që po e shihnim skenën nga shtëpia po përjetonim dramën tonë të nesërme, mundësinë për t’u ndeshur me kuçedrën pa asnjë mbrojtje. Ishte një situatë mjaft dramatike. Dihet tashmë që më të shumtët e të infektuarve me Covid në Shqipëri preferojnë të rrinë në shtëpi nga frika e spitaleve por e kanë një sy atje për situata ekstreme, eventuale. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, të shtruar në spitale ditën e djeshme ishin 374 persona. Çdo ditë numri rritet mesatarisht me 12 të shtruar çka e bën situatën në prag kolapsi. Me këtë ritëm kapaciteti maksimal spitalor (553 shtretër)  kapet brenda 15 ditëve të ardhshme dhe sistemi shëndetësor shtetëror kalon në kolaps!

Read more

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

Kjo ishte situata shqetësuese. Kryetari i PD-së bën pyetjen që çdo qytetar po e bënte më mendtë e veta:

“Pse nuk hapet Spitali Covid 4 por njerëzit kurohen nëpër ambulance në situate alarmante”?

Përgjigja që mbërrin është befasuese.  Kryeministri i integrimeve, “promovuesi i shengenëve rajonalë”, kozmopoliti progresist përgjigjet me gjuhën e nacionalistit të çiftelisë :

“Lulëzim lëre Covidin dhe përgjigju për faktin që ke qenë me mjekun peruan në bërjen e dosjës së Shtëpisë së Verdhë”

2.Kur tre vjet më parë, Kryeministri doli me çitjane në një miting në Fier, të gjithë mbetëm gojëhapur. Shumë prej lexuesve i shkruan në FB duke e akuzuar pse ishte veshur me tutat e Noizit apo si klloun, derisa Kryeministri shpërtheu në FB e tij:

“Po janë Yamamoto mor të shkretë por t’iu flasësh ju për modën është si t’i flasësh majmunit për brekët”….

Kyeministri Rama në takimin e Fierit, 06 Nëntor 2017
Yohji Yamamoto, modeli që inspiron Kryeministrin Rama

Kryeministri mund të kishte të drejtë. I kishte rënë të qeveriste një popull injorant që dinte për modën aq sa majmuni për brekët dhe ca gazetarë që ai i quante “fashionistat e kazanit”. Ky popull nuk ishte kurrkund në nivelin e Kryeministrit.  Në mendjen e tij erdhën menjëherë sundimtarët që ndërruan atdheun që qeverisnin. Stalini ndërroi Gjeorgjinë me Rusinë, Hitleri ndërroi Austrinë me Gjermaninë, Napoleoni ndërroi Italinë me Francën.

Duhej të kishte edhe Rama një mënyrë për të bërë diçka të tillë. I shkrepëtiu ideja e Shengenit rajonal (e ka tmerr ta quajë minishengen se nuk i rrin me trupin 2 metër). Duhej tejkaloheshin disa pengesa të vogla “nacionalizmi bajat”, sidomos në Kosovë, për të shkuar në idenë e tij të transformimit rajonal. Duhej të mbetej në histori si antinacionalisti, integruesi, globalisti. Duhej të përtallte çdo vogëlsirë nacionalizmi që mund të ngrinte krye, në Kosovë sidomos.  Pyetjet e gazetareve për genocidin serb ia sëmbonin bash thelbin e qenies, e kishte të vështirë të përmbahej kur cënohej kryesori i projektit të tij, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Vetëm ai e di vuajtjen që ndjeu kur dëgjoi Sasha Vuçiçin të thoshte “Masakra e Reçakut nuk ka ndodhur”. “Ja, ra edhe ky në qerthullin e vogëlsisë nacionaliste” – mendoi. Po ia shtynin idenë integraliste me sjellje të tilla. Ndër mend i ranë Yamamoto dhe brekët e majmunit…Kaq i dukej diferenca.

Shau dhe degdisi të gjithë liderët vocërrakë të Kosovës që nga Haradinaj te Mustafa e krijoi një ftohtësi deri edhe te miku i tij Hashim Thaçi.  Liderët evropianë ia përkrahën idenë, vocërrakët nuk kuptojnë.

3.Atëherë çfarë e bëri Edi Ramën dje, të zhvishte kostumin modern të Yamammotos e të vishte kostumin aq të përçmuar prej tij të xhamadanit me plis?

Rama e dinte që të nesërmen (sot) i duhej të firmoste marrëveshjen me Serbinë, në të njëjtën ditë kur udhëheqësit e UÇK-së do të dilnin përpara Gjykatës Speciale. Prandaj  i duhej një spostim vëmendjeje. Duhej që vëmendja të shkonte te kundërshtari politik.

Nuk kishte rëndësi fare që njerëzit po vdisnin rrugëve, nëpër pavionët e autoambulancave të parkuara në oborrin e spitaleve.

Nacionalisti me Yamamoto  ” përgjigjet”  me pyetje për Lulzim Bashën e vitit 2003, kur ishte përkthyes në organizatat ndërkombëtare të Kosovës. Në fakt kjo është një përgjigje që nuk i intereson askujt ndër shqiptarë, nuk i shërben askujt.

Ta zëmë se Lulzim Basha ka qenë me mjekun peruan (në fund të fundit po bënte punën për të cilën paguhej). Çfarë dëmi i është shkaktuar të akuzuarve nga puna e Lulzim Bashës?  Çfarë e ndihmon përmendja e këtij fakti Hashim Thaçin, Veselin e të akuzuarit e Hagës?

4.Në të vërtetë kjo pyetje perfide, djallëzore, konspirative ka një qëllim dhe një pasojë. Qëllimi është njollosja e Lulzim Bashës, kundërshtarin e tij kryesor politik. Njerëzit nuk kanë kohë të analizojnë rolin e Bashës në atë dosje (edhe sikur të ketë rol është krejt i parëndësishëm),  ata menjëherë do shohin te Basha armikun e çështjes kombëtare, antinacionalistin, esadistin apo epitete të tjera që grigja e porositur për përbaltje  e shfrenon fantazinë.

Përmendja e emrit të Lulzim Bashës, si pjesëmarrës në hartimin e dosjes së ashtuquajtur “Shtëpia e Verdhë” e bën serioze atë dosje, i jep një mbështetje të mirë formuluesve të akuzave në Beograd apo Hagë për seriozitetin e asaj dosjeje. Çfarë rëndon pozitën e të akuzuarve të Hagës dhe lehtëson propagandën vuçiçiane në Beograd.

Mirëpo ky fakt është i parëndësishëm (do të ishte konspiracion po t’a akuzoja se po i shërben qëllimisht) për sa kohë bën pis Lulzim Bashën. Ajo deklaratë duhej dje për të hequr vëmendjen nga nënshkrimi i sotëm me hartuesin e vërtetë të akuzave të çlirimtarëve, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Etiketa: citjaneErmal MulosmaniNacionalisti me YamamotoTelevizionet informative

Të Lidhura

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

nga 27
17:07 | 01/02/2026
0

Real Madrid dhe Rajo Vajekano masin forcat në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të La Liga. Ndeshja nisi...

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

nga 27
16:37 | 01/02/2026
0

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e...

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

nga 27
16:15 | 01/02/2026
0

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

nga 27
15:55 | 01/02/2026
0

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

Para
Gjëma/ Ushtria greke në ishullin Othono. Zgjerimi me 12 milje në detin Jon është punë e kryer

Gjëma/ Ushtria greke në ishullin Othono. Zgjerimi me 12 milje në detin Jon është punë e kryer

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

17:07 | 01/02/2026
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

16:37 | 01/02/2026
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

16:15 | 01/02/2026
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

15:55 | 01/02/2026
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

15:25 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –
  • Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –
  • “Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –
  • “Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –
  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –
  • Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com