Në shtëpinë e familjen Kurti ka rënë zia. Dyert dritaret dhe e gjithë banesa është e mbyllur pas tragjedisë që ndodhi.
Vajza e vetme mes katër vëllezërve ishte viktima e tretë e masakrës së 1 marsit, ndërsa e ema tri ditë pas përcjelljes së vajzës drejt banesës së fundit ka lënë Shqipëria dhe është larguar në Greqi.
Nusja e Dajës së të ndjerës është ende e shokuar për ngjarjen e për ‘Reporttv’ ka treguar se janë mërzitur shumë për këtë humbje.
BISEDA:
Gazetari: Si jeni?
Nusja e Dajës së Etlevës: Mirë. Mos i raftë kujt ajo punë. Më e rëndë nuk ka seç është. Kishim marrëdhënie se e ëma e gocës me burrin tim janë motër e vëlla. Na ka therë shpirti për atë fëmijë
Gazetari: Po aty më përpara vetëm nëna me vajzën banonte?
Nusja e Dajës së Etlevës: Jo ishte me vëllain.
Gazetari: Me vëllain e madh?
Nusja e Dajës së Etlevës: Kam informacion se e ëma ka ikur në Greqi tek fëmijët
Gazetari: Ka ikur nëna në Greqi?
Nusja e Dajës së Etlevës: Po, kurse për të tjerët…
Gazetari: Sa ditë ka që ka ikur?
Nusja e Dajës së Etlevës: Mbasi ka mbushur tre ditë goca atje, ka ikur direkt, më shumë nuk di çfarë të flas më se jemi një shtëpi, motër e vëlla më afër nuk ka.
Si ndodhi masakra më 1 mars?
Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa.
Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, e cila është shtatzënë, si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.
Arratia e Dan Hutrës mori fund pas 7 orësh kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera.