Na grinë me taksa, goli i  Veliajt me mega tenderin 600 milion lekë: SPAK kthen sytë nga Bashkia e Tiranës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Na grinë me taksa, goli i  Veliajt me mega tenderin 600 milion lekë: SPAK kthen sytë nga Bashkia e Tiranës

17:34 | 10/07/2021
në Shqiperi
0

SPAK ka nisur të ngrëjë “piacën” e arrestimeve gjatë këtyre javëve duke mos u mjaftuar më me qyqarë që tentojnë të korrutojnë policin me “pesëmijëlekësha”.

Arrestimet e pak ditëve më parë në Lushnje, ku qershia mbi tortë ishte kreu i bashkisë Fatos  Tushe si edhe ato të ditës së sotme në Ministrinë e Brendshme për tenderin 25 milion euro të uniformave të policies, kanë bërë që zyrtarët e lartë që kanë vjedhur pa teklif deri më tani, të paktën ta çojnë nëpër mend se mund të përballen me drejtësinë.

SPAK u lodh deri në Lushnje për të arrestuar disa zyrtarë, bashkë me shefin e tyre për një tender 240 milion lekë, ndërkohë që shumë pranë, fiks në qendër të Tiranës, aty ku gëlon korrupsioni dhe nuk ka frikë asnjë, kompani private të lidhur me kreun e bashkisë janë duke marrë thasë me para nga taksapaguesit e kryeqytetit pa asnjë garë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Formulari i shpalljes se fituesit

27.al i ka kryer një vëzhgim të tenderëve më të mëdhenj në Bashkinë e Tiranës duke zbuluar prej aty “perla”, të cilat janë po ashtu një material tejet “joshës” për SPAK.

Një ndër to është tenderi me vlerë 600 milion lekë i zhvilluar nga “ECO Tirana” për të blerë karburant, ndërsa histori të tjera do të vijnë në pas.

Ky tender për karburantin e makinave që bëjnë pastrimin e kryeqytetit është organizuar nga “ECO Tirana” me administrator Arbjan Maznikun, më datë 10 mars 2021 dhe kompanitë private patën mundësinë që të japin ofertat e tyre deri më datë 12 prill.

Shpallja e fituesit nga APP

Nga dokumentet rezulton se kanë shprehur interes dy subjekte, repsektivisht bashkimi i kompanive “Mend Oil shpk me NIPT L33417202H  & Kastrati shpk me NIPT  J61813529P “ dhe “RESULI ER” me nipt L12510413V.

Çuditërisht, edhe pse ka shprehur interes kompania “RESULI ER” skualifikohet me argumentin “Operatori ekonomik nuk ka paraqitur dokumentacionin e kerkuar sipas Shtojces 9”, ndërsa “Mendi Oil dhe Kastrati” kanë dhënë një ofertë fiks sa është edhe fondi limit i tenderit, 60 000 000 lekë, asnjë qindarkë më poshtë, duke qenë të sigurt se do të ishin ata që do ta fitonin tenderin.

Duke mos patur garues të tjerë, “ECO Tirana” shpall fitues “Mendi Oil dhe Kastrati”, të cilët nuk u detyruan të ulin asnjë cent nga fondi limit i tenderit në ofertën e tyre pasi duket qartë që kanë qenë të sigurt se do ta fitonin mega tenderin.

Gjithçka ndodh teksa banorët e Tiranës janë duke paguar më shumë se kurrë taksa, ndërsa çdo ditë e më tepër përballen me arrogancën e qeverisjes vendore, e cila i përdor këto para në formën më të paskrupullt.

Tenderë të tjerë të ngjashëm, ku kompanitë pranë kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fitojnë duke ofruar të njëjtën vlerë sa është edhe fondi limit, ka plot në këtë institucion. Mjafton të futesh në Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe SPAK-u mund të gjejë mjaft material duke mos pritur të ankohet ndonjë kompani si në rastin e Lushnjes, pasi xhepat e kryeqytetasve vlejnë po aq sa ato të qytetarëve lushnjarë. -27.al

Etiketa: Arbjan MaznikuEco Tiranaerion veliaj

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Mes të prekurve në Greqi nga koronavirusi dhe 4 shqiptarë

Mbi 2 mijë raste të reja me COVID në Greqi, humbin jetën 2 pacientë në 24 orët e fundit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

11:56 | 14/03/2026
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

11:52 | 14/03/2026
Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

11:40 | 14/03/2026
Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

11:04 | 14/03/2026
Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

10:48 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –
  • Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –
  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –
  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –
  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –
  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –
  • Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com