A na duhet më si më parë Europa? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A na duhet më si më parë Europa?

00:42 | 12/08/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Ndryshe nga 25 vite më parë, kur slogani i ulëritur kolektivisht, “E duam Shqipërinë si të gjithë Europa”, parathoshte e shprehte kërkesën që dilte nga zemra për ndryshim, në ditët tona, Europa është gati një lloj realiteti.

Të themi realitet, sepse sa më afër na duket se jemi prej lëvizjes së lirë, NATO­-s dhe disa elementëve të tjerë, aq edhe më larg po e ndjejnë veten shumë fasha shoqërie shqiptarësh, që nuk e gjejnë veten në aspiratat disi utopike të kontinentit. Kjo e shtuar edhe me situatën aspak pozitive europiane të unitetit, ka të gjitha arsyet që njerëzit e jo vetëm në Shqipëri, por kudo në Ballkan e më gjerë, të jenë të lodhur nga një garë virtuale që nuk i duket fundi…

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Arsyeja e parë është objektive dhe të trand. Konfuzioni politik europian i postBREX­-it, i pasqyruar në gati të gjitha vendet anëtare, qoftë ai i dukshëm, por edhe ai i parashikueshëm me zgjedhjet e ardhme në vende të ndryshme, nuk tregon ndonjë të ardhme të paqtë për Europën.

Utopia ka kohë që ia ka lënë vendin realitetit të hidhur. Forcat që duan ta ndajnë kontinentin janë rigjallëruar paq, kurse neglizhenca për vende periferike me potenciale ekonomike­shoqërore të ulëta, si Shqipëria, është në rritje.

Paçka retorikës inkurajuese të zyrtarëve të lartë të BE­së, komisionerëve të saj, gjendja ekonomike e eurozonës po bjerret, kurse votuesit mbesin konfuzë. Po peshkojnë gjithnjë e më shumë përkrahje nacionalistët dhe ultrasët. E, ajo që po parashikohet është vërtetë e dhimbshme, pasi pritet një krizë e re refugjatësh, ndërsa e gjithë Europa tashmë është në “varësi” të kapriços së zotit Erdogan, që në orët e fundit pas gishtit të ngritur ndaj Brukselit, e ka drejtuar edhe te SHBA­-ja.

Mbase për disa vende plot mirëqenie të Europës që janë larg këtij teatri ngjarjesh ky kërcënim s’është i madh, por për Europën Juglindore dhe brigjet Jugore të Perëndimit, ai është gati tragjik. Jo thjesht e vetëm se po vdesin e vdesin dita­ditës fatkeqë ujrave të Mesdheut, porse fluksi i tyre pritet të rritet.

Ndërkohë në Ballkan, megjithëse hapja e negociatave me BE­-në për Serbinë dhe Malin e Zi konsiderohet si ogur i mirë, për Shqipërinë aspirante dhe Kosovën pas saj, veç premtimeve s’ka shumë gjasë edhe për disa kohë të shkohet më tej. Arsyeja dihet: prej vetë politikave të tyre. Kosova është në një qerthull të rrezikshëm për demarkacionin me Malin e Zi, kurse Shqipëria me kërcënimin e votëbesimit të qeverisë dhe akuza.

Veç kësaj, të dy vendet shqiptare po enden në një përçarje të madhe të brendshme, korrupsion masiv dhe me sa duket respektivisht në një konflikt të hapur në shtator, që mund të përshkallëzohet frikshëm: Në Kosovë deri me dhunë fizike, në Shqipëri me prishje të koalicionit ose më lehtë me ndërrim ministrash qeverie.

Kështuqë, retorika europiane e qeverive të Tiranës dhe Prishtinës është shumë larg realitetit të sotëm. Ajo shërben vetëm për politikën sepse njerëzve, tashti gati nuk i bën më fare përshtypje para përditshmërisë që është bërë më e vështirë. Njësoj me fqinjët rajonalë: Me shumë gjasë, përpjekja e shumë aktorëve ta kushtëzojnë Serbinë me kapitullin 35 për Kosovën, s’po ia del, pasi serbët po manovrojnë me kapitujt e tjerë.

Mali i Zi duket se është më i stabilizuar në dukje, por me sherre të afërta. Kurse sa i përket Shqipërisë, vendi në dukje është disi më i lehtësuar sa i përket kapitujve 23 dhe 24, pasi ato lidhen direkt me dokumentacionin e drejtësisë dhe afrimin e përgjithshëm të legjislacionit tonë me atë europian. Por s’ka vend për optimizëm. Pasi, edhe nëse do merret rekomandimi për hapjen e negociatave teksa arrihet miratimi i 7 ligjeve dhe madje edhe fillon pa humbur kohë ngritja e institucioneve që do mundësojnë Reformën, përpara si sfinks Shqipërisë i qëndron pozicioni i qeverive europiane, të cilat tashmë janë vetë të zhytura në probleme dhe që për inerci mund të përdorin sintaksën e njohur të mundësisë së pamundur që do të thotë shtyrje deri pas zgjedhjeve sa i përket statusit të Shqipërisë.

Ndërkohë që vetë BE-­ja është në një formatim të frikshëm. Rreziku i ndarjes që tashmë duket nga sinjalet ndarëse të Hollandës dhe Danimarkës, është pasqyrues dhe në vende të tjera dhe duket se Gjermania e Franca u është shtuar barra që duhet të bindin familjen europiane se me BE përfitohet, një fakt që tashmë duket i vështirë edhe për ballkanasit, të cilët po vuajnë burokracitë pa fund të Brukselit, por nga ana tjetër edhe elitat e tyre politike që vërtetë kanë akses në Bruksel, por që s’përfaqësojnë më interesat e vendit.

Duket se Shqipëria me zhvillimet e fundit do e ketë sërish të vështirë rrugë e hapjes së negociatave, nëse nuk e merr të dhuruar apriori statusin e hapjes së negociatave, pasi Shqipëria, ashtu si Kosova në ditët në vazhdim, pritet të jetë realisht e tollovitur.

Opozita shqiptare, megjithëse s’ka bërë asgjë deri më tash për Reformën Zgjedhore, ka filluar direkt akuzat për zgjedhjet e ardhshme, kurse shikohet hapur një komplikim i situatës për miratimin e shtatë ligjeve. Në një rast të tillë, që Komisioni Europian të japë rekomandim për një qeveri si ajo e Ramës, që duket se e ka të vështirë mbijetesën, mund t’ia shtojë kritikat për punën e saj që duhet thënë se edhe pa Shqipërinë dhe Kosovën, është plot me probleme. Ndaj, nëse vetë shqiptarët e politikës që janë të mbathur dhe nuk u duhet Europa, sepse me pasuritë që kanë mbledhur jetojnë gati si sheikë, po shqiptari i thjeshtë për çfarë do ta dojë Europën, kur hyrja është kaq e vështirë dhe subjektet që e mundësojnë atë, janë mu ata që sot po e mbajnë peng vendin? Ekuacioni mbase ka nevojë për ndryshore të tjera, vetëm se Shqipëria po vuan pasojat e kulturës ende minore demokratike që ka, mu atë që sot e bën të duket qesharake, kur edhe ndonjë guxon të belbëzojë: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

/javanews.al/

Etiketa: ballkanasitBen AndoniE duam Shqipërinë si gjithë Europainercikolektivishtqerthullsintaksatollovitur

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Vokshi vizitë në pediatri/ Lajm i mirë: mbërrin ilaçi për leuçeminë

Vokshi vizitë në pediatri/ Lajm i mirë: mbërrin ilaçi për leuçeminë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com