Mynyr Koni letër ministres: Zgjedhjet në universitete të shtyhen, po përjashtoni 15 mijë studentë nga e drejta e tyre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mynyr Koni letër ministres: Zgjedhjet në universitete të shtyhen, po përjashtoni 15 mijë studentë nga e drejta e tyre

19:41 | 06/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i ka dërguar një letër të hapur ministres së Arsimit Besa Shahini, ku i kërkon që zgjedhjet në universitete të shtyhen pas fatkeqësisë së pandemisë.

Koni thekson se urdhri i Shahinit, po përjashton 15 mijë studentë që kanë të drejtë ligjore të zgjedhin e të zgjidhen.

Tiranë, 6 maj 2020

Read more

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

LETËR E HAPUR

DREJTUAR MINISTRIT TË ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË
Zonjës Besa Shahini

E nderuar zonja Ministre,

Në vijim të komunikimit zyrtar, së fundmi edhe me shkresën nr.1551/1 datë 4 maj 2020 (https://unitir.edu.al/…/uploads/2020/05/Shkrese-MASR-04.05.…), me anë të së cilës ju kam kërkuar të rishikonit Urdhrin nr.99, datë 26.3.2020 “Për disa ndryshime në Urdhrin Nr.8, datë 14.01.2020 “Për procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë”, duke ju renditur edhe arsyet e pakontestueshme të kësaj kërkese, të mbështetura në nene të caktuara të ligjit të arsimit të lartë 80/2015 dhe të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, miratuar me Vendimin Nr.5, datë 10.02.2020 të Senatit Akademik UT, por, sidomos duke patur parasysh edhe një numër të konsiderueshëm të akteve të nxjerra nga Qeveria, Kuvendi i Shqipërisë, apo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kushtet e shpalljes së fatkeqësisë natyrore dhe të pandemisë, të shkaktuara nga Covid 19, në të cilën gjendet vendi ynë, po ju drejtohem me këtë letër të hapur.

Në fakt, isha shpresëplotë, që në mënyrë të menjëhershme (nuk duhet të ishte e nevojshme as shkresa dhe as kërkesa ime për ta bërë Ju këtë gjë), do të shpallnit ndryshimin e Urdhërit nr.99 datë 26.03.2020 dhe shtyrjen e fillimit të procesit zgjedhor (që sipas udhërit tuaj nr.99 datë 26.03.2020, është data 11 maj 2020) dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve (data 12 qershor 2020), për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë.

Pa harruar edhe faktin tjetër shumë të rëndëssishëm që Urdhëri juaj nr.99 datë 26.03.2020 është i pazbatueshëm edhe për arsye të një Urdhëri tjetër, të nxjerrë po nga ju, pikërisht të Urdhërit nr.104 datë 30.04.2020 “Për marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020 nga institucionet e arsimit të lartë, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia COVID-19”, me të cilin keni urdhëruar se kur dhe se cilët studentë do të paraqiten në auditore, pra, e thënë ndryshe, keni urdhëruar se cilët studentë mund apo duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e votës, apo të drejtën për t’u zgjedhur, dhe cilët të tjerë, nuk duhet ta kenë këtë të drejtë.

Në fakt, të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, studentëve ia ka dhënë ligji i arsimit të lartë 80/2015 dhe Rregullorja e Zgjedhjeve, duke i caktuar ata si një nga dy trupat zgjedhore në institucionet publike të arsimit të lartë, për të zgjedhur rektorin dhe dekanin; apo edhe përfaqësuesit e tyre në Senatin Akademik, dhe për t’i përfaqësuar denjësisht ata në këtë organ kolegjial.

Pa dashur të zgjatem dhe të tregoj konkretisht në këtë letër të hapur argumentet ligjore dhe nënligjore, të cilët janë parashtruar të gjitha në shkresën e fundit nr.1551/1 datë 4 maj 2020, ajo çfarë dua të theksoj edhe një herë është fakti që, duke mos ndryshuar Urdhërin nr.99 datë 26.03.2020, jeni duke përjashtuar mbi 15 mijë studentë të Universitetit të Tiranës nga procesi zgjedhor dhe e drejta e tyre ligjore për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Urdhëri juaj nr.99 datë 26.03.2020, në këtë periudhë bie ndesh me aktet e nxjerra në kuadër të pandemisë, si psh:

Ligjin nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”;
Vendimin nr.342 datë 25.04.2020 të Këshillit të Ministrave “Për një ndryshim në Vendimin nr.243 datë 24.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, me të cilin, gjendja e fatkeqësisë natyrore në vend është shtyrë deri në datën 23.06.2020.
Urdhërin nr.260 datë 01.04.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale “Për një ndryshim në Urdhërin nr.190 datë 19.03.2020 “Për ndërprerjen e veprimtariosë së institucioneve arsimore publike dhe jobublike dhe çerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit Covid 2019“, me të cilin është urdhëruar mbylljen e institucioneve arsimore deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni Covid 19.
Në lidhje me të gjitha sa më sipër, me shkresën nr.1556 datë 04.05.2020, i kam kërkuar Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale të shprehë qëndrimin e tij zyrtar.

Jam akoma në pritje të këtij qëndrimi. Shpresoj shumë që reagimi apo qëndrimi i Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, të jetë në unison me të gjitha përpjekjet dhe me atë çfarë është bërë në këto dy muaj, për manaxhimin me sukses të situatës të shkaktuar nga virusi Covid 19 në vendin tonë.

Zonja Ministre,

Sikurse ju kam kërkuar edhe në shkresën nr.1551/1 datë 4 maj 2020, po ju kërkoj publikisht edhe një herë të bëni ndryshimin e Urdhërit nr.99 datë 26.03.2020, për shtyrjen e procesit zgjedhor dhe datës së zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në vend, deri në shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e fatkeqësisë natyrore në vend si dhe të urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.

Etiketa: Besa shahiniministre e Arsimitmynyr koniRektori i Universitetit të Tiranës

Të Lidhura

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

nga 27
19:35 | 01/02/2026
0

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

nga 27
19:15 | 01/02/2026
0

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

nga 27
19:05 | 01/02/2026
0

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e...

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

nga 27
18:33 | 01/02/2026
0

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u...

Para
Prezenca e OSBE në Shqipëri: Gëzohemi që shohim rifillimin e punës për Reformën Zgjedhore

Prezenca e OSBE në Shqipëri: Gëzohemi që shohim rifillimin e punës për Reformën Zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:35 | 01/02/2026
Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:15 | 01/02/2026
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

19:05 | 01/02/2026
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

18:33 | 01/02/2026
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

17:57 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –
  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –
  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –
  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com