Mynyr Koni firmosi shkarkimin e saj dhe 5 kolegëve të tjerë/ Pedagogia: Ka kryer vepër penale, nuk ka fuqi juridike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mynyr Koni firmosi shkarkimin e saj dhe 5 kolegëve të tjerë/ Pedagogia: Ka kryer vepër penale, nuk ka fuqi juridike

19:02 | 06/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Dëgjova një gjë shokuese –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

Universiteti i Tiranës me Rektor Mynyr Koni-n ka shkarkuar si pedagoge Majlinda Ketën e cila inicioni zhvillimin e zgjedhjeve brenda Universiteteve gjatë periudhës së qershorit ndërkohë kjo e fundit ka reaguar për vendimin e rektorit Mynyr Koni.
Pedagogia e FSHS-së, Majlinda Keta ndërkohë që është njëkohësisht dhe kryetare e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, shprehet se akti në fjalë është i pavlefshëm dhe nuk sjellë asnjë pasojë juridike.
“Me këtë akt të paprecedent të një Rektori të një IAL Publike, por jo të tillë për Zotin Koni, ai i ka bërë një dëm të rëndë Arsimit të Lartë dhe imazhit të tij dhe ky veprim i tij, përveçse është i dënueshëm administrativisht, përbën në mënyrë flagrante shpërdorim detyre të funksionarit publik, me pasoja të rënda për institucionin dhe ne personalisht, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal”, shkruan Keta.

Deklarata e plotë:
“U njoha me Vendimin nr.56 datë 06.05.2020 të Rektorit te UT me të cilin ka vendosur zgjidhjen e menjëhershme të justifikuar të kontratës së punës me UT.
Në këtë vendim mbasi ka parashtruar si shkelje të rënda të ligjit nga ana ime në detyren e Kryetares të KIZ, gjatë ushtrimit të funksionit që ligji dhe statuti i ngarkon si organ ekzluziv për zhvillimin e zgjedhjeve në UT, duke iu referuar Kodit të Punës , Statutit të ri të UT, si edhe rregullores së vjetër të saj, ka vendosur si më sipër.
Ky akt i Zotit Koni është nje akt absolutisht i pavlefshëm dhe nuk sjell asnjë pasojë juridike:
1.Rektori i UT nuk mund të shkarkojë një institucion duke shkarkuar anëtarët e tij që nuk varen, por në të kundërt është i pavarur dhe që ka detyrimin ligjor për të zhvilluar zgjedhjet në UT si institucion.
2.Sipas ligjit për Arsimin e Lartë neni 68, pika 2 zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës nuk është kompetence ekskluzive e Rektorit, por është kompetencë e Senatit Akademik i cili nëpërmjet kërkesës së Drejtuesit të njësisë bazë, ngre një komision Ad hoc, dhe vetëm atëherë kur ky komision propozon shkarkimin e personelit, Rektori zgjidh marrëdhënien e punës me UT.
Senati Akademik me Statutin miratuar me Urdhrin e Ministri të MASR. nr.816, datë 26.12.2018 në nenin 76 të tij ka bërë rregullime në zbatim të ligjit duke përcaktuar në mënyrë të hollësishme këtë procedure të miratuar nga neni 68 i ligjit.
Me këtë akt të paprecedent të një Rektori të një IAL Publike, por jo të tillë për Zotin Koni, ai i ka bërë një dëm të rëndë Arsimit të Lartë dhe imazhit të tij dhe ky veprim i tij, përveçse është i dënueshëm administrativisht, përbën në mënyrë flagrante shpërdorim detyre të funksionarit publik, me pasoja të rënda për institucionin dhe ne personalisht, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, si dhe ka kryer vepër penale që prekin zgjedhjet e lira në një sistem demokratik, duke kanosur me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës si anëtar i Komisionit të autorizuar nga ligji për zgjedhjet në UT, parashikuar nga neni 325 të Kodit Penal”, përfundomn reagimi i Ketes.
Universiteti i Tiranës njoftoi pak ditë më parë mbajtjen e zgjedhjeve përdrejtuesit e rinj. Ky vendim është kontradiktor, duke marrë parasysh se jeta studentore dhe akademike është pezulluar, për shkak të pandemisë së Covid-19. Mësimi deri më tani është zhvilluar online dhe në shkolla do të kthehen vetëm studentët që do diplomohen.
Por nuk është vetëm Majlinda Keta ajo që është shkarkuar me firmën e Mynyr Konit, pasi mësohet se janë edhe pedagogë të tjerë ku mes tyre përfshihen: Bernard Dosti, Ardian Doka, Orjona Muçollari dhe Eglantina Gishti. Majlinda Keta ishte kryetare e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ).
“Ky grup pedagogësh në mënyrë të kundraligjshme pretendon të zhvillojë procesin zgjedhor ne UT në mënyrë të jashtëligjshme. Vendimi i pushimit vjen për shkak të shkeljeve flagrante të vendimeve, urdhrave dhe akteve ligjore gjatë periudhës së pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Të ndërpriten në mënyrë të menjëhershme veprimet e paligjshme me pasoja për Universitetin e Tiranës.”- shkruhet ndër të tjera në urdhrin e firmosur nga Koni

Etiketa: kodi penalMajlinda KetaPedagogia e FSHS-sëRektor Mynyr KoniUniversiteti i Tiranës

Të Lidhura

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

nga 27
17:58 | 05/06/2026
0

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e...

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

nga 27
17:40 | 05/06/2026
0

Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar në afërsi të gjykatës së Tiranës ditën e sotme. Nga impakti...

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

Para
Ministrja Shahini gjen zëvendësuesin Mynyr Konit

Mynyr Koni letër ministres: Zgjedhjet në universitete të shtyhen, po përjashtoni 15 mijë studentë nga e drejta e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

17:58 | 05/06/2026
Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026
Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com