Para tre muajsh, reperi shqiptar Gashi në bashkëpunim me artistin G-Eazy publikuan këngën “My Year” vetëm në version audio, ku tani numëron mbi 2.5 milionë klikime në Youtube.
Ditën e djeshme është publikuar klipi i këngës, ku Gashi nuk ka harruar të vendosë flamurin shqiptar kur përmend origjinën.
Hiti i tyre mori vëmendje akoma më të madhe kur ngritën në këmbë studion e “Jimmy Fallon”. I gjithë publiku kërcente me projektin e artistëve duke e kthyer në një koncert të vërtetë.