“Taulant Balla thikë pas shpine PS” dhe “Fieri nuk është Elbasan”, janë dy parrulla të shkruara me bojë të zezë mbi murin e bardhë të selisë së Partisë Socialiste në Fier.
Kreu i Grupit të PS prej shtatorit të 2021, kur Edi Rama realizoi një rrokadë që do të mbahet mend për ndarjen e influencës brenda partisë, u emërua drejtues politik në qarkun Fier.
Kryeministri nuk mori aspak parasysh faktin se Balla doli në krye të listës si kandidati më i votuar në Elbasan, me 21591 vota. Rama rrëzoi pritshmëritë e Ballës për të “rrëmbyer” postin e Ministrit të Brendshëm, e madje e “zhveshi” edhe nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, duke ia besuar postin Damian Gjiknurit.
Sakaq, në Fier zëvendësimi i Gramoz Ruçit të tërhequr nga politika me Ballën duket se asnjëherë nuk ka ngjallur reagime pozitive te socialistët.

Duket se këtë e tregojnë më së miri edhe parrullat në mur, përkrah të cilave shënohet se janë shkruar nga socialistë të ndershëm.