Mungesa e fuqisë punëtore, sektori fason merr 150 punonjëse gra nga Nepali dhe 40 nga Filipinet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mungesa e fuqisë punëtore, sektori fason merr 150 punonjëse gra nga Nepali dhe 40 nga Filipinet

08:03 | 26/10/2022
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Mungesën e fuqisë punëtore, sektori fason vijon të zgjidhë me marrjen e punonjëseve të huaja. Së shpejti 150 gra nga Nepali dhe 40 nga Filipinet me eksperiencë të ngjashme në vendet e tyre pritet të vijnë në Shqipëri.

Sipas Proeksport Albania rezulton se aktualisht sektori fason ka mungesë të theksuar për 20,000 vende të lira pune.

Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore Proeksport Albania ka nisur aktivizimin e kontratave për marrjen e punëtorëve nga vendet e treta, Filipine, Nepal dhe Neymar, ku shumica janë të gjinisë femërore për të ruajtur historikun qe ky sektor ka me rreth 98% te punonjësve te përbërë nga gratë.

Për këtë arsye, Proeksport Albania në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar të Punës do të propozojë heqjen e vizave me Nepalin, Indinë dhe Filipinet, pasi procedurat për marrjen e punonjësve zgjasin deri në 120 ditë.

Kryetari i Shoqatës Edvin Prençe pohoi për Monitor se punësimi i grave nga Filipinet po rezulton e suksesshme. Prençe shton se për punonjësit konkretisht nga Nepali kontratat janë mundësuar me garancinë e ambasadës së këtij shteti.

“Duke parë mungesën e theksuar për punonjës sezonale dhe vjetorë të sektorit do të propozojmë heqjen e vizave për Nepalin, Indinë dhe Filipine. Procedurat të fillojnë kur punonjësit ndodhet në territorin shqiptar dhe të jenë plotësuar detyrimet ligjore me kontrata specifike.

Kjo procedurë nuk lehtëson detyrimin e punëdhënësit, por përshpejton procedurën në vetvete që zgjasin minimalisht nga 90 deri 100 ditë. Kjo u jep frymëmarrje bizneseve. Lehtëson procedurat për krahun e punës dhe eliminon humbjen e kohës në procedurat burokratike. Nga ana tjetër do të rriten edhe përfitimet e shtetit nga të ardhurat e paguara për sigurimet shoqërore”, pohon ai.

Mungesa e fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit të punonjësve vendas, veçanërisht të rinjve ka sjellë që nga bizneset shqiptare të shihet si zgjidhje e domosdoshme marrja e punëtorëve të huaj.

Por nisma për marrjen e punonjësve të huaj, veçanërisht nga vendet si Bangladesh apo Nepal nuk ka rezultuar e suksesshme për të gjithë sektorët e ekonomisë.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj pohon se masa ka dështuar, ku sipas tij disa strukturave akomoduese, së fundmi u janë larguar 40 deri 50 punonjës të rekrutuar, pasi Shqipëria po përdoret prej tyre si vend trampolinë për të emigruar drejt Evropës. Për të mbushur boshllëkun me punonjës sektori i bareve dhe restoranteve po punëson punonjës nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, por në shifra shumë të ulëta.

Edhe për drejtuesin e Qendrës së Eksporteve Shqiptare Alban Zusi masa nuk rezulton të jetë e suksesshme edhe për sektorin e agroindustrisë, pasi shumë punonjës janë larguar, për të emigruar në shtete të tjera.

Për drejtuesin e shoqatës Proeksport Albania Edvin Prençe punësimet e grave po rezultojnë më të suksesshme se marrja e burrave, pasi është shumë herë më i vogël risku për largimin e tyre, ndërsa garancia e dhënë nga ambasadat e shteteve përkatëse, për kontratat e rekrutimeve është një element shtesë për moslargimin e tyre.

Kryetari i Proeksport Albania thotë se nisma për të marrë punonjës nga Bagladeshi ka dështuar në rastet kur sipërmarrësit kanë kontraktuar punonjësit nëpërmjet kompanive të tjera dhe jo nëpërmjet shoqatës.

Problematika me mungesën e punëtorisë që ka nisur në 3-4 vitet e fundit, për 2022 është kthyer në shqetësim për ndërmarrjet shqiptare. Vështirësi paraqiten në të gjitha sektorët e ekonomisë. Shkak i numrit të ulët të burimeve njerëzore mbetet emigracioni masiv i të rinjve./Monitor/

Etiketa: fasonerimonitorpunonjes

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
SHBA në duart e kompanisë së vetme ruse që shet naftën bërthamore

SHBA në duart e kompanisë së vetme ruse që shet naftën bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –

15:00 | 14/01/2026
Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

14:46 | 14/01/2026
Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –

Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –

14:32 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

U shkelën procedurat, pezullohet zinxhiri komandues –

14:10 | 14/01/2026
Sekuestrohen makina me vlerë 90 000 euro të vjedhura nga Zvicra dhe Italia –

Sekuestrohen makina me vlerë 90 000 euro të vjedhura nga Zvicra dhe Italia –

13:50 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –
  • Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –
  • Lufta po na shkatërron/ “Nuk kemi ku ta çojmë qumështin”, Braçe ngre alarmin për blegtorinë shqiptare –
  • U shkelën procedurat, pezullohet zinxhiri komandues –
  • Sekuestrohen makina me vlerë 90 000 euro të vjedhura nga Zvicra dhe Italia –
  • Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lamallari reagon pas skandalit në Durrës/ Shkarkon drejtorin e burgut, urdhëron riorganizimin e sigurisë –
  • Aksi rrugor Kamëz–Valias në mëshirë të fatit, rrezik për makinat dhe kaos në trafik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com