Administrata shqiptare dhe shkollat do të kenë edhe një ditë më tepër pushim. 5 shtatori, që njihet si dita e shenjtërimit të Nënë Terezës do të jetë festë zyrtare.
Kjo festë u miratua me propozimin e përfaqësuesit të Ministrisë së Kulturës Endri Zeva.
Kështu, veç 19 tetorit, e shpallur si dita e lumturimit të Nënë Terezës, në nder të shenjtores shqiptare do të ketë edhe një tjetër festë, që përkthehet në ditë pushimi.