Kemi parë shpesh në rrugët e Shqipërisë qytetarë që lëvizin me shpejtësi të tmerrshme, por mbrëmjen e sotme Tiranë në lagjen e njohur si “Stacioni i Trenit”, një motor me shpejtësi të madhe ka shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët.
Pasi nuk ishte vetëm shpejtësia por dhe zhurma e tmerrshme ajo që ka krijuar shqetësim tek qytetarët.
Siç shihet edhe në video, në motorin që lëviz me shpejtësi dallohet qartë drejtuesi, por dhe pasagjerja që ndodhet në mjet bashkë me të, e cila nuk mban skafandër.
Në këtë mënyrë lëvizja me shpejtësi e motorit nuk rrezikon vetëm jetën e qytetarëve që lëvizin në rrugë, por edhe të dy personave që ndodhen në mjet.