Italia është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë duke shkaktuar dëme të shumta si dhe 5 të vdekur deri tani. Si pasojë e kësaj situate porti i Barit në Itali është mbyllur përkohesisht.
Si pasojë e motit të keq në det, tragetet ‘A/F Franchesca’ dhe ‘F/B Bari’ do të nisen nga Porti i Durrësit drejt Barit në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Ndërkohë tragetet ‘Rigel 3’ dhe ‘AF Marina’ do të nisen nga Bari në drejtim të Durrësit në orën 07:00 të mëngjesit për të mbërritur pasditen e nesërme.
