Për shkak të motit të keq me shira, në Portin e Vlorës dhe Durrësit është pezulluar lundrimi detar.
Sipas informacioneve, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka mbërritur në port, për shkak të motit të keq dhe dallgëve.
Dallgët në det arrijnë deri në 7 ballë, ndërkohë për nisjen e punës në port do të ketë një njoftim të dytë nga autoritetit portual Vlorë.
Edhe në Durrës është pezulluar puna në Port për anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm dhe për anijet e peshkimit.