Moti i keq godet Bullgarinë, raportohet për dy të vdekur – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moti i keq godet Bullgarinë, raportohet për dy të vdekur –

12:28 | 19/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Dy persona kanë vdekur pasi erëra të fuqishme goditën Bullgarinë dhe Rumaninë fqinje të shtunën dhe të dielën. Shirat dhe reshjet e borës shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike dhe bllokuan apo vërshuan rrugët në lindje të të dyja shteteve, duke shtyrë Bullgarinë që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në rajonin Varna në Detin e Zi.

Një grua 43-vjeçare vdiq pasi e goditi një dru që u rrëzua në Varna mbrëmjen e së shtunës, ndërkaq dy pjesëtarë të emergjencës u lënduan po ashtu, tha policia përmes një njoftimi.

Një dru ra mbi një makinë që po kalonte në Sofje të shtunën, duke vrarë vozitësin 65 vjeç dhe duke lënduar rëndë gruan e tij, thanë autoritetet.

“Moti i lig rezultoi me humbje të jetës. Erërat e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm, në disa vende edhe reshje të borës, e bënë shumë të vështirë punën e ekipeve emergjente”, tha kryetari i Varnës, Blagomir Kotsev, të dielën, duke njoftuar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe duke u bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Furnizimet me energji janë ndërprerë në pesë qarqe të komunës. Rrugët janë bllokuar për shkak të druve që janë rrëzuar”, shtoi ai.

Aeroporti në Varna vazhdon të jetë i hapur, por disa fluturime janë shtyrë apo anuluar. Dy komuna më të vogla në afërsi të Varnës po ashtu kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme të dielën.

Shërbimi kombëtar i motit në Bullgari ka aktivizuar kodin portokalli për shkak të rrezikut nga erërat e fuqishme në mbarë lindjen e Bullgarisë të dielën, duke paralajmëruar se erërat mund të arrijnë deri në 125 kilometra në orë dhe valët mund të arrijnë mbi 5 metra përgjatë bregdetit të Detit të Zi.

E njëjta stuhi ka goditur edhe Rumaninë fqinje, që ka detyruar shtetin të mbyllë portet në Detin e Zi.

Shërbimi kombëtar i motit në Rumani ka rritur alarmin e motit në nivelin më të lartë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe erërave të fuqishme. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda në shtëpi.

Mijëra amvisëri kanë mbetur pa energji elektrike, teksa zjarrfikësit kanë intervenuar për të larguar 140 dru që u rrëzuan. Nga moti i lig u dëmtuan edhe 40 makina.

“Fatmirësisht nuk ka viktima”, thanë për AFP-në zyrtarë nga shërbimet emergjente në Rumani.

Dy persona vdiqën më herët gjatë muajit në Bullgari për shkak të motit të lig, pasi stuhia Ciaran goditi perëndimin e Evropës.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se bota do të përballet me mot më ekstrem për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga lirimi i gazrave serrë./rel

Read more

Protesta zhvendoset drejt Parlamentit/ Një polic i lënduar nxirret nga rreshti, kordoni nën sulm me molotovë! –

Kujdes po të them se një ditë… –

Protesta përshkallëzohet, qytetarët përballen me gaz lotsjellës dhe topa uji

Të Lidhura

nga 27
21:48 | 08/05/2026
0

Tensionohet situata në protestën që po mbahet në Tiranë, ku raportohen përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë....

21:44 | 08/05/2026

21:28 | 08/05/2026
0

Deputeti i PD Bledion Nallbati është përplasur fizikisht me efektivët e policisë, të cilët kanë krijuar kordon për të bllokuar...

Protesta përshkallëzohet, qytetarët përballen me gaz lotsjellës dhe topa uji

Protesta përshkallëzohet, qytetarët përballen me gaz lotsjellës dhe topa uji

nga 27
20:46 | 08/05/2026
0

Tensionohet situata, policia nuk kursen qytetarët, i sulmon me topa uji dhe gaz lotësjellës. gijotina.com/ The post Protesta përshkallëzohet, qytetarët...

Para
Je zëdhënës vullnetar i Ramës –

Je zëdhënës vullnetar i Ramës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protesta zhvendoset drejt Parlamentit/ Një polic i lënduar nxirret nga rreshti, kordoni nën sulm me molotovë! –

Protesta zhvendoset drejt Parlamentit/ Një polic i lënduar nxirret nga rreshti, kordoni nën sulm me molotovë! –

21:48 | 08/05/2026
Protesta zhvendoset drejt Parlamentit/ Një polic i lënduar nxirret nga rreshti, kordoni nën sulm me molotovë! –

Protesta zhvendoset drejt Parlamentit/ Një polic i lënduar nxirret nga rreshti, kordoni nën sulm me molotovë! –

21:44 | 08/05/2026
Kujdes po të them se një ditë… –

Kujdes po të them se një ditë… –

21:28 | 08/05/2026
Protesta përshkallëzohet, qytetarët përballen me gaz lotsjellës dhe topa uji

Protesta përshkallëzohet, qytetarët përballen me gaz lotsjellës dhe topa uji

20:46 | 08/05/2026
Protesta e PD/ Mbahet 1 minutë heshtje për 2 të miturit që humbën jetën tragjikisht në Durrës –

20:24 | 08/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Protesta zhvendoset drejt Parlamentit/ Një polic i lënduar nxirret nga rreshti, kordoni nën sulm me molotovë! –

  • Kujdes po të them se një ditë… –
  • Protesta përshkallëzohet, qytetarët përballen me gaz lotsjellës dhe topa uji
  • Protesta e PD/ Mbahet 1 minutë heshtje për 2 të miturit që humbën jetën tragjikisht në Durrës –
  • Protesta e PD/ Kreu i Policisë së Shtetit, Hita shfaqet tek Kryeministria, inspekton masat –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protesta zhvendoset drejt Parlamentit/ Një polic i lënduar nxirret nga rreshti, kordoni nën sulm me molotovë! –
  • Protesta zhvendoset drejt Parlamentit/ Një polic i lënduar nxirret nga rreshti, kordoni nën sulm me molotovë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com