Stuhitë e shiut në orët e fundit kanë sjellë probleme të mëdha në vendin tonë.
Nga moti i keq e ka pësuar edhe stadiumi i ri kombëtar, “Air Albania”, i cili ka pësuar dëme të konsiderueshme në fasadën e jashtme.
Pak kohë pas inagurimit të stadiumit kombëtar, fasada ka pësuar dëmtime pas motit të keq dhe stuhive të shiut.
Mësohet se fasada ka pësuar dëmtime në pjesën e kollonave si dhe xhamave. Një grup punëtorësh kanë nisur punën për të rikonstruktuar këtë pjesë.
Ndërkohë punëtorët po kryejnë punime edhe në ambientet e brendshme, pasi pavarësisht inagurimit nuk kanë mbaruar punimet në stadiumin kombëtar.
/Oranews