Moti i ftohtë dhe reshjet e borës nuk lejojnë që jeta të vijojë normalisht në shumë zona të Shqipërisë. Kjo ka bërë që rreth 280 shkolla të mos zhvillojnë procesin mësimor.
“Sipas raportimeve në Ministrinë e Arsimit, për funksionimin e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar, është pezulluar mësimi për sot në 5 drejtori dhe zyra arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë dhe Përmet. Ndërkohë që edhe në disa zyra të tjera arsimore ku disa shkolla ndodhen në zona malore, mësimi nuk është zhvilluar.” Ndërkohë që në zonat e tjera të vendit mësimi vijon normalisht.