Mospërfshirja mund të na bëjnë humbës! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mospërfshirja mund të na bëjnë humbës! –

13:48 | 16/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth Reformës Zgjedhore, duke thënë se rreth kësaj çështjeje po bëhet “shumë zhurmë” duke nxjerrë nga thelbi debatin për të.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Açka shkruan se zhurma e opozitës e mospërfshirja me seriozitet në këtë kauzë mund ta bëjë opozitën humbëse. Ajo shton se nuk mund të ketë zgjidhje pa e bërë reformën dhe se së shpejti duhet të mblidhet edhe komisioni dhe secili të sjellë propozimet e tij.

Açka shkroi më tej se të thuash se opozita nuk është e përfaqësuar dhe se Alibeaj ka nerv opozitar më pak se kushdo tjetër është “marrëzi”.

Reagimi i plotë:

Carta canta… për reformën zgjedhore

Po bëhet shumë zhurmë mbi reformën zgjedhore, duke e nxjerrë nga thelbi debatin për të: ndryshimin e sistemit që prodhon pushtet të padrejtë. Zhurma si opozitarë e mospërfshirja me seriozitet në kë kauzë, mund të na bëjë humbës, dhe kjo është bash ajo çfarë do Edi Rama. Deri tani jemi ankuar se nuk mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore. Tani që mblidhet, dhe kërkon asistencë ndërkombëtare, shpallet herezi. Nuk kemi zgjidhje pa é bërë reformēn.

Së shpejti duhet të mblidhet edhe komisioni dhe secili të sjellë propozimet e tij. Por para se ta bëjë këtë, komisioni duhet të zëvendësojë anëtarin e larguar, zonjën Grida Duma. Për fat të mirë, siç duket edhe nga lista e anëtarëve, të gjitha fragmentet e Opozitës përfaqësohen.

A duhet të ishte mbledhur më parë? A duhet të ishim tani të qartë për propozimet? Po sigurisht. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet mbledhur. Ata që këlthasin më shumë, janë ata që as nuk u zverdhën dhe as nuk u skuqën nga dêshtimi i turpshëm i Reformës Territoriale. Morën honoraret nga taksat é shqiptarëve, dhe harruan.

Por të thuash se Opozita nuk është e përfaqësuar, i fyen kolegët e kësaj liste! Të pretendosh se z Enkelejd Alibeaj ka nerv opozitar më pak se kushdo tjetër nga ne të Opozitës në çfarëdo fragmenti opozitar të jemi, është një marrëzi. T’i thuash “e shitur” një pjese të Opozitës, sepse nuk tret dot qëndresën e saj, është diabolike.

Kemi vetëm një rrugë: të ulen palët dhe të gjitha propozimet të jenë në tryezë, publike dhe në të mirë të shqiptarëve, jo me fjalë, por me letra. Carta canta.

Po botoj në respekt të një opozitari të urtë e të mençur, propozimet e z. Dashamir Shehi, Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Janë të afërta me propozimet e Partise Demokratike.

Dashamir Shehi:

[Reforma zgjedhore, duhet të shërbejë për të ndryshuar sistemin dhe jo për të bërë “animet” e zakonshme për të mbuluar gabimet!

Propozimet e mia kanë qënë të qarta:

  1. Vendosja e sistemit Proporcional Kombëtar dhe heqja e rajoneve.
  2. Hapja e plotë e listave që në parlament të shkojnë kandidatët që marrin më shumë vota.
  3. Numërim elektronik ose numërues nga profesione të lira dhe qytetarë të pavarur, jo të caktuar nga partitë politike.

Kështu arrijmë të prodhojmë optimizëm, duke afruar njerëz të rinj që kanë dëshirë të merren me politikë dhe ti shërbejnë Shqipërisë.]

Read more

Do të zgjasë deri kur… –

15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike –

Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima –

Të Lidhura

Do të zgjasë deri kur… –

Do të zgjasë deri kur… –

nga 27
23:17 | 21/04/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një zgjatje të armëpushimit me Iranin. Në një postim në Truth Social, ai tha...

15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike –

15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike –

nga 27
23:01 | 21/04/2026
0

Hijet e së shkuarës komuniste dhe regjimit represiv, vijojnë të shfaqen edhe pas 33 vitesh në dyert e institucioneve shqiptare....

22:58 | 21/04/2026
0

Hijet e së shkuarës komuniste dhe regjimit represiv, vijojnë të shfaqen edhe pas 33 vitesh në dyert e institucioneve shqiptare....

Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima –

Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima –

nga 27
22:33 | 21/04/2026
0

Ky që shihni në foto është Endri Goxhaj, 30-vjeçari i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri. Sipas...

Para
Autorët janë shqiptarë ose sllavë, detaje nga vrasja e mafiozit në… –

Autorët janë shqiptarë ose sllavë, detaje nga vrasja e mafiozit në... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do të zgjasë deri kur… –

Do të zgjasë deri kur… –

23:17 | 21/04/2026
15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike –

15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike –

23:01 | 21/04/2026
15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike –

15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike –

22:58 | 21/04/2026
Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima –

Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima –

22:33 | 21/04/2026
30-vjeçari u plagos rëndë me armë, humbi jetën rrugës për në spital/ Autori në arrati, mbetet i plagosur vëllai i tij –

22:11 | 21/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Do të zgjasë deri kur… –
  • 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike –

  • Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima –
  • 30-vjeçari u plagos rëndë me armë, humbi jetën rrugës për në spital/ Autori në arrati, mbetet i plagosur vëllai i tij –
  • Shkëmbim zjarri në mes të Memaliajt, si ndodhi vrasja e një personi në qytet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do të zgjasë deri kur… –
  • 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com