Sa herë keni kërkuar një frutë në treg për ta provuar? Ekspertët paralajmërojnë se ky është një gabim shumë i madh sepse mund të çojë në probleme shëndetësore. Kur temperaturat janë të larta rriten helmimet dhe infeksionet, ndërsa ushqimi është “bartësi” kryesor i baktereve dhe patogjenëve të rrezikshëm.
Kur shijoni një frutë të palarë, mund të infektoheni me escherichia dhe infeksione të ndryshme. Ekspertët paralajmërojnë se është e pamundur të përcaktohet me sy se cilat fruta apo perime përmbajnë baktere dhe viruse patogjene që shkaktojnë helmim.
Prandaj, sigurohuni që të lani duart dhe më pas frutat dhe perimet përpara se t’i hani ato. Sipas mjekëve, simptomat e helmimit nga ushqimi janë ethe (nga 37 deri në 40 gradë), dobësi, humbje oreksi, të përziera, të vjella, dhimbje stomaku dhe fryrje dhe diarre. Fëmijët dhe të moshuarit janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj helmimit.