Një nga banorët më të spikatur në edicionin e dytë të “Big Brother VIP” është dhe këngëtari Luiz Ejlli. Por pavarësisht këtij fakti, duket se aktorja Olta Gixhari i ka vënë atij një limit, duke i thënë të mos flasë shumë, për shkak të gabimeve që mund të bëjë.
“Kur flet shumë, flet dhe budalliqe. Mos fol shumë me mua”, i tha Olta Luizit, ndërsa ky i fundit po fliste me kode.
Ndërkohë kujtojmë se “Big Brother VIP 2” do të jetë drejtpërdrejt sot në Top Channel prej orës 21:00 nën drejtimin e moderatores, Arbana Osmani.